LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bytyqi u prit nga drejtori i Departamentit të Arsimit të Iowas

Ministri Bytyqi u prit nga drejtori i Departamentit të Arsimit të Iowas

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vazhduar takimet në shtetin e Iowas të ShBA-ve, ku po qëndron për vizitë zyrtare.

Siç njofton MASHT-i, sot ai është pritur nga drejtori i Departamentit të Edukimit të Iowas, Ryan Wise, ndërsa ka vizituar edhe Hawkeye Community College dhe Iowa University.


Gjatë takimit me drejtorin e Departamentit të Edukimit, është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve në shumë segmente, bashkëpunim ky, i cili do t’i kontribuojë edhe ngritjes së cilësisë në arsim.

Ndër të tjera, në takim është biseduar për bashkëpunim sa i përket licencimit të mësimdhënësve dhe në nivelin parafillor të arsimit.

Ndërsa, me udhëheqësit e Hawkeye Community College, ministri Bytyqi ka biseduar për mundësitë e funksionalizimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e mobiliteteve të studentëve dhe profesorëve. Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e trajnimit të trajnerëve në fushën e bujqësisë për shkollat profesionale në Kosovë.

Edhe në vizitën në Iowa University, ministri Bytyqi ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, sidomos sa i përket mobilitetit të studentëve dhe profesorëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori