LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 1300 infermiere në pritje për vende pune

Maqedoni, 1300 infermiere në pritje për vende pune

Përderisa shumë klinika të vendit rrezikojnë të mbyllen si pasojë e mungesës së theksuar të infermierëve, të dhënat e Agjencisë për Punësim tregojnë se numri i infermiereve që presin radhë për punësim shkon rreth 1300. Rasti i fundit ishte reparti i Hematologjisë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup i cili u mbyll në mungesë të infermierëve, ndërkaq me këtë problem përballen të gjitha spitalet e vendit.

Pos mungesës së infermiereve, në Klinikën e Fëmijëve ka mungesë të theksuar edhe të mjekëve. Ndërkohë që edhe mungesa e aparaturës së nevojshme, është evidente.


Ministria e Financave nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me numrin e kërkesave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që presin miratim nga dikasteri i Financave për punësimin e infermiereve, por që atje nuk dhanë informacione.

Ndryshe, për momentin në Klinikën e Fëmijëve ka të hospitalizuar rreth 120 fëmijëve.