LAJMI I FUNDIT:

El Mundo: Barca ka marrëveshje me Gremion, Arthur luan në Camp Nou nga janari 2019

El Mundo: Barca ka marrëveshje me Gremion, Arthur luan në Camp Nou nga janari 2019
(Foto: Getty Images)

Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Gremios, Arthur Melo, i cili do t’iu bashkohet Blaugranëve në janar të vitit 2019 bën të ditur El Mundo Deportivo.

21-vjeçari ka regjistruar 52 paraqitje me ekipin e parë të klubit brazilian dhe ka qenë kyç në përpjekjet e skuadrës së tij për ta fituar the Copa Libertadores.


(Foto: Getty Images)

Gazeta spanjolle raporton se të dyja palët kanë arritur marrëveshje, sipas të cilës, mesfushori qendror do ta vazhdojë karrierën në Camp Nou nga janari i vitit të ardhshëm, kur edhe përfundon sezoni i ardhshëm në ligën braziliane.

Barcelona afër mbylljes së transferimit të Arthur
Lexo po ashtu Barcelona afër mbylljes së transferimit të Arthur

Arthur ka një klauzolë për prishjen e kontratës prej 50 milionë eurosh, ndërsa oferta fillestare e Barcës ka qenë 25 milionë euro.

Duke qenë se Gremio pronëson vetëm 60 për qind të të drejtave të lojtarit, El Mundo Deportivo nuk e saktëson se cila mund të jetë shuma e transferimit.

(Foto: Getty Images)

Katalunasit tashmë kanë tre lojtarë nga jashtë Bashkimit Evropian, Yerry Mina, Paulinho dhe Philippe Coutinho, mirëpo ky i fundit është duke aplikuar për nënshtetësi portugeze për të liruar një vend më shumë.

Braziliani nuk është i pari që po përpiqet ta bëjë këtë gjë, duke qenë se Luis Suarez tashmë ka pasaportë italiane që e ka marrë përmes partneres së tij, Sofia Balbi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori