Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, vizitoi komunën e Shtimes, ku u prit nga kryetari Naim Ismajli, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Shtimes. Ministri Lekaj e ka siguruar kryetarin Ismajli se Ministria e Infrastrukturës do ta përkrahë komunën e Shtimes, sikurse edhe komunat tjera të vendit. Lekaj ka thënë se kjo komunë do ta ketë vëmendjen e duhur të ministrisë dhe se do të përkrahet fuqishëm në projektet infrastrukturore.
Ndërsa, kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, e ka falënderuar ministrin Pal Lekaj dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të komunave me institucionet qendrore, në këtë rast me Ministrinë e Infrastrukturës.
Ai e ka njoftuar ministrin Lekaj për projektet që janë në fazën fillestare të projektimit dhe për ato që janë në realizim e sipër. Kryetari Ismajli e shoqëroi ministrin Lekaj edhe në ambientet e reja të aneksit të komunës, ku edhe e ka njoftuar për reformat dhe impelementimin e projektit e-komuna, i cili do të fillojë së shpejti.
Ndërkaq ministri Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi edhe komunën e Ferizajt, ku u prit nga i pari i kësaj komune, Agim Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për projektet infrastrukturore të Ferizajt.
Lekaj, pas nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit, e të cilat u japin përkrahje projekteve të komunës së Ferizajt, ka thënë se me anë të këtyre projekteve synohet që të ndikohet në zhvillim ekonomik të qytetit dhe në lehtësim të jetesës së qytetarëve të Ferizajt.
“Sot është një ditë e veçantë si për kryetarin ashtu edhe për të gjithë banorët e komunës së Ferizajt, tashme nënshkruam marrëveshje për projekte që kanë një ndikim pozitiv për banorët e Ferizajt. Unë, sot zotohem këtu, para jush dhe para të gjithë qytetarëve të komunës, se Ministria e Infrastrukturës do të mbështet çdo projekt që ka impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ne do të krijojmë standarde që do t’iu përngjajnë edhe projekteve perendimore të shteteve të zhvilluara. Nuk e vë në dyshim që kryetari i komunës, së bashku me bashkëpunëtorë, do t’i implementoi këto projkete në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që fjalën e dhënë publike do ta shprehim në punë, saktësi dhe përfundim të këtyre projekteve. Ministria e Infrastrukturës do të jetë mbështetje e fuqishme si për qytetarët e komunës së Ferizajit poashtu edhe për të gjithë qytetarët e të gjitha komunave në Kosovë “, deklaroi ministri Pal Lekaj.
Kurse kryetari Aliu duke e falenderuar ministrin Lekaj për mbështetjen e dhënë, tha se Ferizaj është i njohur për rritjen e numrit të banorëve dhe projekte si këto për të cilat u nënshkruan marrëveshje sot, do të kenë ndikim edhe në zhvillim ekonomik të Ferizajt.
“Marrëveshjet e bashkëpunimit të nënshkruara sot rreth projekteve që pritet të kryhen në komunën e Ferizajt, bëhet fjalë për gjashtë projekte të një rëndësie të veçantë. Ne kemi biseduar me ministrin dhe jemi dakorduar që me një dinamikë të shpejtuar t’i zhvillojmë këto gjashtë projekte që ishin pjesë e këtij memorandumi tashmë të nënshkruar. Ne po ashtu biseduam me ministrin edhe për projekte të tjera, për të cilat do t’i shikojmë mundësitë që edhe këto projekte të bëhen pjesë e këtij memorandumi në të ardhmen. Ministrin e njoftuam edhe për kërkesat në rritje nga qytetarët për zgjerim të infrastrukturës në komunën tonë pasi siç dihet Ferizaj shquhet për rritje të numrit të popullsisë dhe projekte të tilla sigurisht se kanë impakt pozitiv si në zhvillimin ekonomik po ashtu edhe në jetën e gjithë qytetarëve“, tha kryetari Aliu.
Marrëveshjet Ministrisë së Infrastrukturës me komunat, janë duke u realizuar në kuadër të kornizës së bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës me komunat në projektet e tyre infrastrukturore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë