LAJMI I FUNDIT:

Pacolli konfirmon koncertin e Ritës në 10-vjetorin e Pavarësisë

Pacolli konfirmon koncertin e Ritës në 10-vjetorin e Pavarësisë

Krahas aktiviteteve të shumta që janë paraparë të shënohen në kuadër të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është paralajmëruar edhe një koncert i Rita Orës në Prishtinë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore pritet t’i argëtojë fansat e saj të shumtë në qendër të kryeqytetit me datën 17 Shkurt.


Gjithçka gati për ardhjen e Rita Orës në Kosovë, miratimi i buxhetit pritet javën e ardhshme (Foto)
Lexo po ashtu Gjithçka gati për ardhjen e Rita Orës në Kosovë, miratimi i buxhetit pritet javën e ardhshme (Foto)

Në ndërkohë, ditët e fundit qarkullojnë spekulime për mundësinë e dështimit të koncertit të 27-vjeçares.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka qartësuar se koncerti do të mbahet.

Në një intervistë për Klan Kosova, ai e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Ritës në koncertin që do të organizohet në kuadër të 10-vjetorit të Pavarësisë.

(Foto: Instagram/BehgjetPacolli)

Pacolli, i cili është duke qëndruar për vizitë në Kuvajt, ka bërë të ditur që është takuar me homologun e tij dhe kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Nga ana tjetër, Rita vazhdon të shijojë sukseset e këngëve “Anywhere” dhe “For You”.

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori