LAJMI I FUNDIT:

Në aksidentin në Demir Kapi, kanë pësuar dy zyrtarë të LSDM-së

Në aksidentin në Demir Kapi, kanë pësuar dy zyrtarë të LSDM-së

Në aksidentin që ndodhi dje në rrugën Demir Kapi – Udovë, janë lënduar deputetja e LSDM-së, Meri Lazarova, ndërsa lëndime të lehta ka marrë edhe kryetari i Vallandovës nga radhët e LSDM-së, Pero Kostadinov.

Llazarov dhe Kostadinov me makinën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit, ku tek deputetja Llazarova janë konstatuar lëndime më të rënda, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksident i rëndë në Demir Kapi, lëndohen dy persona
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Demir Kapi, lëndohen dy persona

Deputetja duke drejtuar makinën “Opel Corsa” me targa të Gjevgjelisë ka goditur një shkëmb në rrugë dhe është rrokullisur.


Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe policët e Negotinës./Telegrafi/