Politikanë dhe figura publike të dyshuara për blerjen e pasurive me para korrupsioni do të detyrohen të shpjegojnë se si i kanë vënë këto pasuri, përndryshe ajo do t’u konfiskohet, sipas një ligji të ri që hyri në fuqi në Britani këtë muaj. Ligji për pasuritë e pajustifikuara është mirëpritur nga aktivistët, të cilët thonë se kryeqyteti britanik është në qendër të një rrjeti global parash të vëna me korrupsion dhe me mashtrime financiare.
Dy apartamente që shikojnë nga lumi Tamiz në Uajtholl të Londrës, me vlerë rreth 15 milionë dollarë… Aktivistët kundër korrupsionit në Moskë thonë se ato janë në pronësi të zëvendëskryeministrit të parë të Rusisë, Igor Shuvalov, i cili ka një pagë vjetore të vetëdeklaruar prej 157 mijë dollarësh.
Pra, si ka mundur Shuvalovi, personi në qendër të fotos, ta blejë këtë pronë? Grupi anti-korrupsion ‘Transparency International’, thotë se rasti i tij është një nga disa të tilla që autoritetet duhet të hetojnë në bazë të ligjit për pasuritë e pajustifikueshme.
“Agjencia Kombëtare për Krimin ose Zyra për Mashtrimet e Rënda në Britani mund të përdorte pikërisht këtë ligj, për t’i thënë atij personi: ‘Këtu ka diçka që nuk përputhet. Ndoshta janë të ardhura të ligjshme, por duam të na provoni burimin e tyre dhe ne do t’ju lemë rehat. Nëse ai nuk e shpjegon dot burimin, atëherë do të zbatohet ligji dhe pasuria do të konfiskohet”, thotë Rachel Davis Teka e organizatës ‘Transparency International’, shkruan Zëri i Amerikës.
Agjencia Kombëtare për Krimin beson se çdo vit nëpër Londër kalojnë më shumë se 100 miliardë dollarë para korrupsioni. Nëë pjesë e mirë e tyre janë para publike të vjedhura nga buxhetet e qeverisë.
“Para hyrjes në fuqi të ligjit ishte shumë e lehtë që politikanë të huaj të korruptuar ta fshihnin pasurinë e tyre në Britani në formën e pronave të patundshme”, thotë zonja Davis.
Kjo shtëpi me vlerë 18 milionë dollarë në lagjen Mejfer të Londrës ka qenë në pronësi të Rifaat al-Assadit, xhaxhai i presidentit sirian Bashar al-Assad. Hetuesit besojnë se ai kishte përvetësuar më shumë se 300 milionë dollarë fonde shtetërore. Ai e shiti shtëpinë vitin e kaluar para se t’i konfiskohej nga autoritetet dhe pretendon se pasuria e tij vjen nga mbështetësit e pasur arabë.
Ata që kërkojnë të fshehin pasurinë, shpesh përdorin një rrjet kompleks firmash të regjistruara në parajsa fiskale për të fshehur identitetin.
“Ne ende nuk kemi një regjistër të pronarëve të vërtetë të huaj që zotërojnë prona në Britani. Dhe ky është problem për të identifikuar mospërputhjet e mëdha mes të ardhurave dhe pasurisë,” thotë Rachel Davis.
Të ashtuquajturat ‘Paradise Papers’ tregojnë se kjo ndërtesë me vlerë 20 milion dollarë në Londër është në pronësi të Toyin Sarakit, gruaja e Presidentit të Senatit nigerian Bukola Saraki. Ai thotë se pasuritë e tij janë të ligjshme. Transparency International thotë se kjo duhet të hetohet.
Duke folur për Zërin e Amerikës në muajin tetor, ministri nigerian i Informacionit tha se qeveria e tij është po godet korrupsionin.
“Por ne gjithashtu kemi nevojë për bashkëpunimin e shumë vendeve të huaja, sepse ndonjëherë jemi penguar nga juridiksionet e huaja”, thotë ministri nigerian.
Aktivistët paralajmërojnë se ligji për pasuritë e pajustifikuara do të funksiononte vetëm nëse qeveria britanike është e gatshme ta përdorë atë për t’i dhënë fund rolit të Londrës si një metropol që tërheq paratë e korrupsionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje