LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid – Real Sociedad, formacionet zyrtare

Real Madrid – Real Sociedad, formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Real Sociedadi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë nikoqir të skuadrës baske në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit spanjoll.

Skuadra e Zinedine Zidane vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve dhe një barazim në ndeshjen e fundit, kështu që dëshiron t’i kthehet përsëri fitoreve.


Në anën tjetër, mysafirët i janë kthyer fitoreve në ndeshjen e fundit pas një serie negative prej pesë humbjeve dhe duan ta mbajnë ritmin e rezultateve pozitive.

Zidane ka vendosur të bëjë disa ndryshime dhe rotacion në formacion, ndërsa trajneri i Sociedadit ka startuar me formacionin më të mirë.

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj nuk gjendet as në bankën rezervë.

Real Madrid: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Modric, Asensio, Vazquez; Ronaldo, Benzema.

Real Sociedad: Rulli; Odrizola, Aritz, Navas, De la Bella; Ilarramendi, Prieto, Zurutuza; Canales, Oyarzabal, Juanmi. 

/Telegrafi/