Shtyhet marrja në pyetje e deputetit Kërste Mukoski për shkaqe teknike
U anulua marrja në pyetje e deputetit të OBRM-PDUKM-së, Kërsto Mukoski i akuzuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues” më 27 prill të vitit kaluar.
Gjykata e Apelit njoftoi shkurt se marrja ne pyetje anulohet për arsye teknike, duke mos dhënë detaje nëse është caktuar datë tjetër për përgjegjësinë e Mukoskit.
Ai bashkë me kolegët e tij, Sashe Vasilevski, Ljuben Arnaudov, Lubço Dimovoski, Johan Tarçullovski dhe Zhaklina Peshevska, përfshi edhe Mitko Çavkov, Igor Durllovski dhe të tjerë, akuzohen për veprën “cenim terrorist të rendit kushtetues” lidhur me zhvillimet e përgjakshme në Kuvend vitin e kaluar. Për këtë vepër akuzohen gjithsej 36 persona.
Një pjesë e tyre janë në paraburgim, një pjesë në arrest shtëpiak dhe dy nga të akuzuarit ndodhen nën masat e kujdesit. Arrestimi i tyre u bë më 28 nëntor të vitit kaluar./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251