LAJMI I FUNDIT:

Beckham: Liga e Kampionëve, momenti kur Ronaldo dhe Reali duhet të shkëlqejnë

Beckham: Liga e Kampionëve, momenti kur Ronaldo dhe Reali duhet të shkëlqejnë

Një nga mesfushorët më të mirë që ka njohur historia, David Beckham, e pranon se Real Madridi ka një përballje të vështirë me Paris Saint-Germain, por beson se kampionët e Spanjës e kanë momentin për të shkëlqyer.

Real Madridi u bë skuadra e parë që arriti ta fitojë dy herë rresht Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Koha kur Becks ishte te Reali

Por, kampioni që me gjasë do ta humbë titullin sivjet në La Liga pasi është në pozitën e katërt, do të ketë punë të vështirë më 14 shkurt ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.


Për Beckhamin, kjo ndeshje do të jetë e vështirë për Realin, por është momenti i fundit për ta trguar veten.

“Do të jetë vështirë sepse PSG është në top formë për momentin”.

Beckham në fanellën e PSG

“Ky është momenti për Realin pasi e do këtë garë. Shikoni në lojtarët që i posedojnë, shembull Ronaldo”.

“Janë këto momente kur top lojtarët shfaqen dhe besoj se ajo ndeshje do të jetë fantastike për t’u shikuar”, theksoi Becks.

Beckham fitoi tituj me Realin dhe PSG-në, por 42 vjeçari ka refuzuar që të favorizojë ndonjë skuadër.

“Është shumë e vështirë që të zgjedh pasi që më pëlqejnë të dyja klubet. Ato kanë shumë pasion”.

“Unë kam pasur katër vite të mrekullueshme te Reali, nuk kam qenë për një kohë të gjatë në PSG, por sigurisht se fitimi i kampionatit ishte gjë e mirë. E dua klubin, njerëzit dhe tifozët që janë fantastik dhe unë them të njëjtën gjë për Real Madridin”, deklaroi Beckham për Marca. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori