LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Demarkacioni është çështje e interesit nacional, jo betejë politike në mes pozitës dhe opozitës

Veseli: Demarkacioni është çështje e interesit nacional, jo betejë politike në mes pozitës dhe opozitës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka theksuar se Kryesia është pajtuar që të mos jetë si pikë e rendit të ditës demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Sipas tij, kjo çështje ka të bëjë më interesin nacional të vendit dhe nuk duhet të jetë pjesë e betejës politike në mes pozitës dhe opozitës.

“Çështja e demarkacionit është interes i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës.  Jemi duke punuar seriozisht që të arrijmë një zgjidhje të konsensusit nacional. Kjo çështje është një mesazh i qartë për drejtimin që do të ecën Kosova. Nuk lidhet me demarkacionin vetëm liberalizimi i vizave, por kemi të bëjmë me hapjen e perspektivës në aspektin e integrimeve drejt Bashkimit Evropian (BE)”, ka shtuar Veseli.


Ai ka folur edhe për vizitën e nesërme të kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë, ku ka theksuar se beson se çështja e demarkacionit nuk do t’i ndajë këto dy vende.

“Është mirë që Kosova dhe Mali i Zi e kanë të njëjtin orientim drejtë BE-së. Mali i Zi, ka qenë ndër të parët që na kanë njohur dhe që na ka përkrahur vazhdimisht”, ka shtuar Veseli.

Shefi i Kuvendit të Kosovës, ka folur edhe për darkën e mbajtur mbrëmë në shtëpinë e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ku ka thënë se është një darkë rutinore, duke shtuar se ka qenë një takim joformal dhe  që ka të bëjë më interesin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori