LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Kjo është darka e dytë pa protokoll

Arifi: Kjo është darka e dytë pa protokoll

Duke komentuar darkën e sonte të kabinetit Qeveritar, Avni Arifi këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka deklaruar për Telegrafin, se ky takim është darka e dytë e tillë pa protokoll që po mbahet.

Sipas tij herën e parë nikoqir ka qenë kryeministri Haradinaj e tash zv.kryeministri Behxhet Pacolli.

“Darkë pa krevat, pa protokoll e pa rend dite. Kjo është hera e dytë që mblidhen kështu. Herën e parë nikoqir ka qenë kryeministri Haradianaj e tash zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli’, ka deklaruar Arifi.

Ndryshe në media është raportuar se në këtë darkë kabineti qeveritar po diskuton për një marrëveshje që do të kalonte cësthjen e demarkacionit në Kuvend.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq më 6 shkurt do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, kurse lidhur me qëllimin e vizitës ka folur këshilltari politik i kryeministrit malazez.

Këshilltari i kryeministrit të Malit të Zi dhe shefi i zyrës të Qeverisë për marrëdhënie me publikun, Srgjan Kusovac, ka treguar për Telegrafin qëllimin e vizitës në Kosovë të kryeministrit malazez, Dushko Markoviq.

I pyetur nëse vizita e kryeministrit Markoviq ka të bëjë me demarkacionin dhe gjetjen e një kompromisi lidhur me Marrëveshjen e demarkacionit mes dy shteteve, Kusovac nuk ka dashur të komentojë, duke thënë se është një vizitë e rregullt.

“Bëhet fjalë për një vizitë të rregullt bilaterale dhe të rëndësishme, meqë kemi të bëjmë me dy vende fqinje dhe mike”, tha Kusovac për Telegrafin. /Telegrafi/