Një dokument i diskutueshëm i përgatitur nga anëtarët republikanë të Kongresit akuzon zyrtarët e zbatimit të ligjit të në Shtetet e Bashkuara për abuzim të autoritetit të tyre të përgjimit gjatë hetimit për ndërhyrjen e Rusisë.
Një raport i klasifikuar prej tre faqe e gjysmë, i shkruar nga republikanët në Komisionin e Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, u publikua të premten pasi Presidenti Donald Trump autorizoi deklasifikimin e tij.
Pretendimi kryesor i raportit është se Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe FBI-ja kanë marrë në mënyrë të gabuar një sërë urdhërash përgjimi elektronik për ish-bashkëpunëtorin e fushatës Trump, Carter Page, si pjesë e hetimit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.
Page shërbeu si këshilltar i politikës së jashtme për fushatën Trump dhe u vu nën dyshimin e zbulimit amerikan pasi udhëtoi për në Moskë dhe u takua me zyrtarët rusë.
Përgjimi nga FBI-ja i spiunëve të huaj dhe objektivave të tjera të huaja në Shtetet e Bashkuara mbikqyret nga një gjykatë sekrete e njohur si Gjykata e Vëzhgimit të Inteligjencës së Huaj (FISC). Për të marrë një urdhër nga gjykata, FBI-ja duhet të japë dëshmi se objektivi është një autoritet i huaj ose një agjent i një qeverie të huaj.
Në rastin e Carter, raporti pretendon se FBI-ja u mbështetet kryesisht në informacionin nga një dosje kërkimore e përpiluar nga një ish-oficer i inteligjencës britanike për fushatën zgjedhore të rivales së zotit Trump, Hillary Clinton. Byroja e përdori informacionin në kërkesën e saj fillestare për të marrë lejen e përgjimit në tetor 2016, pasi Page ishte larguar nga fushata si dhe tre kërkesa të mëvonshme të rinovimit për përgjim.
Sipas raportit, shkruan Zëri Amerikës, autori i dosjes, Christopher Steele, ishte një burim i vjetër i FBI-së, i cili u pagua nga fushata Klinton dhe Komiteti Kombëtar Demokrat, nëpërmjet firmës ligjore Perkins Cole dhe firmës kërkimore Fusion GPS, për të ‘marrë informata dëmtuese për lidhjet e Donald Trumpit me Rusinë’.
Ai është akuzuar gjithashtu për mbajtjen e një qëndrimi të njëanshëm anti-Trump gjatë fushatës, duke i thënë një zyrtari të lartë të Departamentit të Drejtësisë dy muaj përpara zgjedhjeve se ai “dëshironte shumë që Donald Trumpi të mos zgjidhej president”. Presidenti Trump i ka quajtur akuzat e dosjes për lidhjet e tij personale dhe financiare me Rusinë një “Grumbull Plehrash të Trilluara nga Hillary”.
Por, ndërsa dosja përbënte një ‘pjesë thelbësore’ të kërkesave për përgjimin e zotit Page, zyrtarët e FBI-së dhe të Departamentit të Drejtësisë nuk deklaruan se informacioni kryesor ishte financuar nga demokratët “edhe pse origjina politike e dosjes së Steele-it ishte e njohur për zyrtarët e lartë të Departamentit të Drejtësisë dhe të FBI-së”.
Qeveria “kishte të paktën katër mundësi të pavarura përpara gjykatës FISC për të dhënë me saktësi faktet relevante”, thuhet në raportin e republikanëve. “Megjithatë, përfundimet tona tregojnë se … informacioni i rëndësishëm dhe relevant nuk u përmend.”
Për të mbështetur pretendimin e tyre se dosja ishte elementi kryesor për marrjen e urdhërave të përgjimeve, republikanët përmendën një dëshmi të dhjetorit 2017 nga ish-zëvendësdrejtori i FBI-së Andrew McCabe se “pa informacionin e dosjes”, nuk do të ishte kërkuar ndonjë urdhër përgjimi.
Demokratët në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët u përpoqën pa sukses të bllokonin publikimin e raportit, e kritikuan dokumentin për “gabime serioze”.
Në një deklaratë, Adam Schiff, demokrat i lartë në Komisionin e Zbulimit, tha se FBI-ja “nuk do të kishte përmbushur përgjegjësinë e saj për të mbrojtur vendin nëse nuk do të kishte kërkuar një urdhër FISA (Ligji për Vëzhgimin e Zbulimeve të Huaja)”.
Ndërsa raporti thotë se kërkesa për urdhërat e përgjimit mbështetej në informacione të pabazuara nga dosja e ish-agjentit Steele, ai nuk thotë pjesën tjetër të provave që FBI-ja mund të ketë paraqitur për të marrë urdhërat. Një kërkesë për të siguruar një urdhër përgjimi FISA zakonisht përmban burime të shumëfishta informacioni të klasifikuar për të përcaktuar ‘kauzën e mundshme’ që objektivi i një përgjimi të propozuar punon për një qeveri të huaj.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm Alberto Gonzales tha se një pyetje kyçe që mbetet pa përgjigje në raport është nëse ka patur të dhëna të tjera të përdorura në kërkesë që ishin të mjaftueshme për të justifikuar miratimin e përgjimit.
“Ka shumë pyetje të ngritura nga informatat që unë do të doja të merrja përgjigje”, i tha Gonzales Zërit të Amerikës.
Përpara publikimit të raportit Presidenti Trump shkruante në Twitter “Udhëheqja e lartë dhe hetuesit e FBI-së si dhe Departamenti i Drejtësisë e kanë politizuar procesin e shenjtë hetimor në favor të demokratëve dhe kundër republikanëve, gjë që, vetëm pak kohë më parë do të kishte qenë e pamendueshme”.
Por, raporti nuk akuzon drejtpërsëdrejti drejtuesit e lartë të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë për ndonjë shkelje megjithëse thotë se zyrtarë të lartë, përfshirë ish-drejtori i FBI-së James Comey, ish-zëvendës Prokurorja e Përgjithshme Sally Yates dhe zëvendësprokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein kanë nënshkruar kërkesat për përgjime.
Gonzales tha se zyrtarët e lartë që nënshkruajnë kërkesat e FISA-s nuk lexojnë gjithmonë çdo fakt të përfshirë në to. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje