LAJMI I FUNDIT:

Demokratët e konsiderojnë të gabuar raportin Nunes

Demokratët e konsiderojnë të gabuar raportin Nunes
Rep. Jerry Nadler speaks with Reps Cedric Richmond, CBC and Judiciary Deomocrats by his side, as they introduced a resolution to censure President Donald Trump for what they called racist comments on Haiti, African Countries and El Salvador, on Capitol Hill, on Thursday, January 18, 2018. (Photo by Cheriss May) (Photo by Cheriss May/NurPhoto via Getty Images)

Një raport i debatueshëm që pretendon se hetuesit e FBI-së kanë abuzuar me detyrën gjatë hetimit të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016-të, konsiderohet nga demokratët si “jashtëzakonisht i gabuar”. Kreu i demokratëve në Komisionin për Gjyqësorin në Dhomën e Përfaqësuesve ka shpërndarë për kolegët e tij një kundërpërgjigje prej gjashtë faqesh, ku raporti Nunes përshkruhet si “qëllimisht çorientues dhe thellësisht i gabuar në interpretimin e ligjeve”. Reagimi i demokratëve erdhi pasi Presidenti Trump deklaroi se ndjehej “plotësisht i shpaguar” pas publikimit të raportit të klasifikuar.

Raporti i botuar nga Komisioni për Zbulimin i Dhomës së Përfaqësuesve është “një turp”. Kështu shprehet në përgjigje të raportit kreu i demokratëve në Komisionin për Gjyqësorin të Dhomës së Përfaqësuesve, Ligjvënësi Jerrold Nadler, i cili ka hartuar një dokument prej gjashtë faqesh. Sipas demokratëve, i ashtuquajturi raporti Nunes, i hartuar nga kreu i Komisionit të Zbulimit, ligjvënësi republikan Devin Nunes, është “qëllimisht çorientues dhe thellësisht i gabuar”. Ligjvënësi Nadler mendon se “ligjvënësve republikanë duhet t’u vijë turp”.

Presidenti Donald Trump, i cili po e kalon fundjavën në kompleksin e tij të golfit në Florida, shkruajti dje në Twitter se “ai ndjehet plotësisht i shpaguar”, pas botimit të raportit Nunes dhe se megjithatë në SHBA vazhdon pa fund gjuetia e shtrigave.

Raporti sekret, i cili u çklasifikua dhe u bë publik të premten, pretendon se FBI-ja ka abuzuar me autoritetin e saj duke përgjuar të paktën një prej bashkëpunëtorëve të fushatës elektorale Trump. Raporti Nunes thotë se FBI-ja e mbështeti veprimtarinë e saj në një dosje informacioni të krijuar nga Christopher Steele, një ish-agjent britanik dhe ekspert për çështjet e Rusisë, i kontraktuar nga fushata e rivales Hillary Clinton, nëpërmjet një firme ligjore dhe një kompanie tjetër studimore.

Publikimi i raportit Nunes ka intensifikuar betejën politike mes Presidentit dhe aleatëve të tij republikanë nga njëra anë, si dhe demokratëve dhe zyrtarëve të lartë të FBI-së në anën tjetër.

Ligjvënësi demokrat Nadler u shpreh se raporti i republikanëve nuk provoi se puna e FBI-së është mbështetur vetëm tek dosja e ish-agjentit britanik Steele dhe se “nuk ofron asnjë grimcë prove se vetë dosja Steele është e gënjeshtërt apo e pasaktë”. /Zëri Amerikës

Në trend Botë

Më shumë
Tanku i trupave të Putinit shtyp një civil në fshatin rus - ushtari që gjendej brenda tenton të arratiset nga vendi i ngjarjes

Tanku i trupave të Putinit shtyp një civil në fshatin rus - ushtari që gjendej brenda tenton të arratiset nga vendi i ngjarjes

Evropa
Rusia kërcënon Francën, Moska e gatshme të sulmojë trajnerët ushtarakë francezë në Ukrainë

Rusia kërcënon Francën, Moska e gatshme të sulmojë trajnerët ushtarakë francezë në Ukrainë

Evropa
Vetëm disa orë pasi për herë të parë në Meksikë u zgjodh për presidente një grua, vritet kryebashkiakja e qytetit Cotija

Vetëm disa orë pasi për herë të parë në Meksikë u zgjodh për presidente një grua, vritet kryebashkiakja e qytetit Cotija

Amerika Latine
ISW: Priftërinjtë e Kishës Ortodokse Ruse shkatërrojnë identitetin e fëmijëve të dëbuar ukrainas

ISW: Priftërinjtë e Kishës Ortodokse Ruse shkatërrojnë identitetin e fëmijëve të dëbuar ukrainas

Evropa
Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje

Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje

Evropa
NATO ka një plan se si të zhvendos trupat amerikane në Evropë në rast lufte me Rusinë - përfshihet edhe Ballkani

NATO ka një plan se si të zhvendos trupat amerikane në Evropë në rast lufte me Rusinë - përfshihet edhe Ballkani

Evropa
Kalo në kategori