LAJMI I FUNDIT:

Dy muaj me 10 ndeshje pa fitore, rrezikohet pozita e Spallettit

Dy muaj me 10 ndeshje pa fitore, rrezikohet pozita e Spallettit
MILAN, ITALY - FEBRUARY 03: FC Internazionale Milano coach Luciano Spalletti gestures during the serie A match between FC Internazionale and FC Crotone at Stadio Giuseppe Meazza on February 3, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi i Luciano Spallettit nuk fiton që prej 2 dhjetorit të 2017-ës, teksa me barazimin e mbrëmshëm ndaj Crotones ka regjistruar edhe ndeshjen e 10 radhazi, mes kampionatit dhe Kupës, që nuk arrin të triumfojë.

Deri pas ndeshjes me Chievon, zikaltrit numëronin 39 pikë në 15 ndeshje dhe kryesonin renditjen, ndërsa në 8 ndeshjet e radhës, kanë marrë vetëm 6 pikë, çka e bën të pashpjegueshme rënien drastike.


Katër barazime 1-1 radhazi, janë shumë për një skuadër si Interi, që tani vuan të gjejë golin dhe për më tepër, nuk është më e pathyeshme. Pikërisht për këtë arsye, në javën e fundit ka përfunduar në bankën e të akuzuarve edhe vetë trajneri Spalletti, që në pjesën e parë të sezonit konsiderohej si ‘ylli’ që ndriçoi ambientin zikaltër.

Konfirmohet kriza e Interit, tetë ndeshje pa fitore në Serie A (Foto)
Lexo po ashtu Konfirmohet kriza e Interit, tetë ndeshje pa fitore në Serie A (Foto)

Në sfidën ndaj Crotones, tekniku zikaltër preferoi sërish dyshen Candreva-Perisic në krahët e sulmit, me italianin që është shndërruar në një lojtar kaotik dhe kroatin, që prej javësh ka humbur freskinë fizike dhe duket sikur luan pa dëshirë në fushë.

Nga ana tjetër, kritikat ndaj Spallettit bëhen edhe më evidente, me zgjidhjen për të lënë në stol Joao Cancelon, të vetmen notë pozitive të Interin të këtyre dy muajve, por edhe blerjen më të re, Rafinhan, që aq sa luajti, tregoi se është i vetmi që mund të orientojë manovrën sulmuese të zikaltërve, përcjell SS.

E ardhmja e Spallettit është në fije peri (Getty Images)

Tifozëve duket se ju humbi durimi dhe kjo u pa qartë nga vërshëllimat e pafundme në përfundim të takimit, ndërsa senator si Perisic, Miranda, etj., i lanë vendin djaloshit Karamoh, por edhe Cancelos që të përballen me mediat.

Javën e ardhshme, në “San Siro” do të zbresë Bologna dhe Spalletti duhet t’i bëjë llogaritë mirë, pasi një tjetër rezultat negative mund të ketë pasoja të menjëhershme, për të ardhmen e tij në stolin zikaltër.

Spalletti: Nuk gjej fjalë për ta përshkruar këtë situatë
Lexo po ashtu Spalletti: Nuk gjej fjalë për ta përshkruar këtë situatë

30 minutat e fundit të sfidës me Crotonen treguan se Cancelo meriton më shumë se kushdo, të luajë titullar, ndërsa Rafinha dhe Karamoh, për momentin kanë shumë më tepër dëshirë dhe energji sesa dyshja kroate Perisic-Brozovic.

Luciano Spalletti duhet t’i lexojë mirë këto sinjale dhe të ndërhyjë për të freskuar formacionin dhe shkundur skuadrën, para se të mos ketë më mundësi ta bëjë këtë. Deri atëherë, zikaltërve nuk ju mbetet gjë tjetër, veçse të luten që Roma dhe Lazio të marrin rezultate negative këtë fundjavë.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Premier League
Kalo në kategori