LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Nuk gjej fjalë për ta përshkruar këtë situatë

Spalletti: Nuk gjej fjalë për ta përshkruar këtë situatë
during the serie A match between Spal and FC Internazionale at Stadio Paolo Mazza on January 28, 2018 in Ferrara, Italy.

Luciano Spalletti nuk është aspak i lumtur me formën aktuale të skuadrës së tij.

Interi ka tetë ndeshje që nuk fiton në Serie A dhe ka dalë jashtë garës për titull të kampionit.


‘Neroazzurrët’ së fundmi barazuan në shtëpi 1-1 me Crotonen edhe pse ishin në epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes.

“Nuk jam shumë i shqetësuar, por nuk gjej fjalë të përshkruajë këtë situatë. Skuadra luan, angazhohet shumë, por nuk arrijmë të reagojmë atëherë kur duhet”.

“Nuk fitojmë prej kohësh pasi nuk arrijmë të prodhojmë lojë. Jemi bërë një skuadër për të qarë hallin edhe pse punojmë fort çdo ditë”, deklaroi Spalletti.

Tutje trajneri italian ka thënë se lojtarëve ju mungon besimi dhe karakteri i tyre është i dobët.

“Nuk jemi më si dikur, kemi nisur të humbasim shkëlqimin dhe besimin edhe pse ndaj Crotone luajtëm mirë dhe nuk i dhamë shumë hapësira kundërshtarit”.

“Na mungon besimi në forcat tona dhe sapo dalin problemet e para në fushë dorëzohemi, pasi karakteri është i dobët dhe kemi frikë, gjëra që nuk na ndodhnin disa muaj më parë”, u shpreh Spalletti.

Aktualisht Interi zë pozitën e katërt në tabelë me 45 pikë të grumbulluara.

Në ndeshjen e radhës skuadra zi kaltër do të luajë përsëri si vendas i Bolognas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori