Një person hyn në liqenin e Batllavës dhe nuk shihet më, në terren ekipet e kërkim-shpëtimit


Një person dyshohet se sot ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë që ka dal nga uji.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policosë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.
Sipas tij, menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit.
“Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit”, ka thënë Pllana.
Po ashtu ai tha se aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar. /Telegrafi/








































