LAJMI I FUNDIT:

Barcelona i vë prioritet vetes rinovimin e Umtitit

Barcelona i vë prioritet vetes rinovimin e Umtitit
BARCELONA, SPAIN - JANUARY 25: Samuel Umtiti of FC Barcelona plays the ball during the Spanish Copa del Rey Quarter Final Second Leg match between FC Barcelona and RCD Espanyol at Camp Nou stadium at Camp Nou on January 25, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Barcelona i ka vënë prioritet vetes rinovimin e kontratës së mbrojtësit Samuel Umtiti dhe shumëfishimit të klauzolën së lirimit prej 60 milionë euro që është aktualisht.

Umtiti po zhvillon ndeshje të mëdha me fanellën e gjigantëve katalunas dhe është kthyer në një pikë referuese për formacionin e Ernesto Valveres.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij duke parë edhe klauzolën e vogël të largimit prej 60 milionë eurosh.


Marrëveshja aktuale e mbrojtësit francez shkon deri në qershor të vitit 2021, por klauzola e lirimit konsiderohet të jetë jashtëzakonisht e ulët në lidhje me rëndësinë e tij ndaj klubit.

Umtiti është bërë mur i pakalueshëm në mbrojtjen e Barcelonës (Getty Images)

Manchester City njoftohet se u përpoq të fillonte një ofertë për 24-vjeçarin francez, por Diario Sport raporton se gjigantët katalanas tani do të punojnë drejt një rinovimi.

I transferuari nga Lyoni në verën e vitit 2016 ka bindur padyshim drejtuesit dhe ata thonë se dëshirojnë të zgjasin marrëveshjen e tij me dy vjet të tjera.

Përveç kësaj, drejtuesit katalunas duan edhe të rrisin klauzolën e tij në plot 200 milionë euro.

Ndryshe, Umtiti ka filluar të cilësohet edhe si idhull i ri i tifozëve nga Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Rrahmani shënon për të thelluar edhe më shumë epërsinë e Kosovës

Rrahmani shënon për të thelluar edhe më shumë epërsinë e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

La Liga

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori