LAJMI I FUNDIT:

Mbrëmje e derbive në NBA, pësojnë Oklahoma, San Antonio dhe Toronto (Video)

Mbrëmje e derbive në NBA, pësojnë Oklahoma, San Antonio dhe Toronto (Video)

Ka përfunduar një tjetër natë magjike në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

Ishte natë e derbive pasi skuadrat ndër më të forta në Lindje e Perëndim u përballen mes vete.

Derbi i Teksasit i takoi Houston Rockets qe triumfuan me 11 pikë epërsi 102-91ndaj San Antonio Spurs.


James Harden me ‘Double Double’ prej 28 pikëve e 11 asistimeve ishte më efikasi tek mysafirët por që u ndihmua edhe nga Gerald Green me 15 pikë e Clint Capela me 14 sosh.

Danny Green ishte më efikasi tek vendasit me 22 pikë por që nuk mjaftuan për fitore pasi Spurs po vazhdon të luaj pa yjet e skuadrës si Leonard e Rudy Gay.

Washington Wizards ka marrë një fitore tejet të rëndësishme ndaj Toronto Raptors 122-119.

Breadley Beal ishte i pandalshëm në këtë sfidë me 27 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime.

Otto Porter dhe Markief Morris gjithashtu ndikuan në këtë fitore të Wizards me 16 respektivisht 15 pikë.

Torontos nuk i mjaftoi loja e mirë e dy yjeve Kyle Lowry dhe DeMar DeRozan.

Fundori amerikan shënoi 29 pikë ndërsa DeRozan shtoi 22 të tjera por të pamjaftueshme për fitore.

Wizards mbetën në pozitën e pestë në Lindje pas kësaj fitore, ndërsa Raptors në të dytën

Ndeshje spektakolare është zhvilluar në Denver, ku Nuggets arritën fitore në sekondën e fundit ndaj Oklahoma City Thunder.

Pesë sekonda pa përfunduar ndeshje Paul George shënoi tre pikësh për ta barazuar rezultatin në 124-124 dhe në semafor mbetën vetëm 1,4 sekonda deri në fund.

Kur të gjithë menduan se do të luhet në ‘Overtime’, në skenë doli Gary Harris që me një tre pikësh spektakolar i dha fitoren vendasve 127-124.

Jamal Murray shkëlqeu tek Nuggets me 33 pikë i ndihmuar edhe nga Harris që shtoi 25 të tjera në këtë sfidë.

Ndërkohë Oklahomas nuk i ndihmuan 43 pikët e Paul Georges për ta marrë një tjetër fitore.

Me këtë fitore Nuggets ngjitën në pozitën e tetë në Konferencën e Perëndimit ndërkohë Oklahoma ndodhet tri pozita më lartë. /Telegrafi/

Rezultatet:

Denver Nuggets – Oklahoma City Thunder 127-124

San Antonio Spurs – Houston Rockets 91-102

Washington Wizards – Toronto Raptors 122-119

Minnesota Timberwolves – Milwauke Bucks 108-89

https://www.youtube.com/watch?v=DvlPVofVBxk

Detroit Pistons – Memphis Grizzlies 104-102

https://www.youtube.com/watch?v=MqEsyHOYJLQ