Kur themeluesi dhe shefi i Alibaba, Jack Ma, ishte i ri, ai aplikoi në më shumë se 30 vende punë dhe u refuzua prej të gjithave. Sot, Ma, 53 vjeç, drejtues i një kompanie për tregtimin online, e cila vlen 518 miliardë dollarë, thotë se nuk e nisi rrugën e tij drejt suksesit deri sa arriti të tridhjetat.
“Në jetë, nuk është se sa kemi arritur, por sa ditë të vështira kemi kaluar dhe gabime kemi bërë. Nëse doni të bëheni i suksesshëm, mësoni nga gabimet e njerëzve të tjerë, mos mësoni nga historitë e suksesshme”, tha ai, para një grupi drejtuesish të rinj në Forumin Ekonomik Botëror, që u mbajt gjatë javës së kaluar në Davos.
“Kur jeni mes 20-30 vjeç, ju duhet të ndiqni një drejtues të mirë, të punoni për një kompani të mirë dhe të mësoni t’i bëni gjërat ashtu siç duhet. Kur jeni mes 30-40 vjeç, nëse doni të bëni diçka për veten, mjaft që ta bëni. Ju ende mund t’i lejoni vetes që të humbni, të dështoni”, shtoi Ma.
Menjëherë pas kësaj, Ma këshilloi që njerëzit duhet të fillojnë t’i japin përparësi stabilitetit, familjes dhe brezave të ardhshëm në vend që të filloni diçka në një fushë të re në vitet e fundit të karrierës.
“Kur jeni në moshën 50-60 vjeçare, shpenzoni kohë në formimin dhe zhvillimin e të rinjve, të brezit të ardhshëm. Kur jeni më shumë se 60 vjeç, është më mirë të kaloni kohë me nipërit e mbesat tuaja”, tha ai.
Ma tregoi se njerëzit në mes të moshës 20-30 vjeç janë ata më ‘me fat’, pasi kanë kaq shumë për të mësuar. Në vend që të përcaktoni objektivat dhe aspiratat tuaja në bazë të historive të suksesit të të tjerëve, themeluesi i Alibaba-së këshilloi më mirë që ju të vini veten në garë. Ju mund ta bëni këtë duke imagjinuar atë që shpresoni të arrini në dhjetë vjet, një metodë që për Ma ka funksionuar.
“Kur isha i ri – edhe sot – unë kurrë nuk e mendoja se do të arrija këtu. Kur shikoj pas në kohë, çdo problem me të cilin jam përballur kur isha i ri, më ka ndihmuar. Kam dështuar shumë herë në jetë, ndoshta njerëzit nuk e dinë se kam aplikuar në kaq shumë punë, më shumë se 30 të tilla, dhe gjithnjë jam refuzuar”, shpjegoi ai.
Edhe pse ndihej një njeri i dështuar para se të arrinte të 30-at, Ma kurrë nuk hoqi dorë. Ai projektoi atë çfarë shpresonte të arrinte në dhjetë vjet dhe bëri gjithçka që ta përmbushte këtë objektiv.
“Sado i zgjuar të jeni, ju do të bëni gabime. Ju do të mësoni nga gabimet, jo sepse ju do të jeni në gjendje të shmangni gabimet kur të vijnë, [kur] këto gabime të vijnë, ju do të mësoni si t’i përballoni ato, si të përballeni me to”, tha Ma. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje