Kryeministri Ramush Haradinaj, ka ftuar në takim komunitetin e biznesit në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, me qëllim të prezantimit të projekteve konkrete që do të paraqiten në takimin e radhës të BERZH-it.
Kryeministri Haradinaj u tha përfaqësuesve të biznesit, se ata nuk janë vetëm dhe se do ta kenë dhe përkrahjen e Qeverisë.
Gjatë një takimi me komunitetin e biznesit dhe OEK-un, Haradinaj ka paralajmëruar takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor me 26 ne Londër, për të cilin ka kërkuar nga ta që nëse kanë projekte të cilat e tejkalojnë kapacitetin e tyre si investim, Qeveria do t’i paraqes atje.
“Po punojmë që sipërmarrësit, ata që janë bartësit e zhvillimit ekonomik, të mos jenë vetëm. Disa herë e kemi thënë se nuk do t’i lëmë vetëm sipërmarrësit. Nga nisja e punës. Kemi punuar intensivisht që të jemi afër sipërmarrësve. Ajo që me intereson po ashtu është që pjesa të cilën sipërmarrësi vet nuk e mbulon, pra ato që i ka në kapacitet e i kryen, ne i gëzohemi, kuptohet aty s’kërkojmë rolin tonë. Por aty ku përfundon ose ku ndalet mundësia kapaciteti i sipërmarrësit për projektet që i ka, atëherë do të vie në shprehje Qeveria e vendit, po dëshirojmë me i marrë përgjegjësitë. Tani një mundësi është para nesh. Është takimi i kryeministrave të Ballkanit perëndimor me 26 shkurt në Londër… Kërkesa jonë për ju është, nëse keni projekte të cilat e tejkalojnë kapacitetin tuaj investiv, e projektet që paraqesin plan biznesi gatshëm për 26 shkurt, ne i paraqesim për ju”, tha ai.
Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, tha se kjo është rruga e duhur,për të mbështetur sektorin privat.
“Një qasje e tillë e Kryeministër që të avancohet dialogu dhe partneriteti publiko privat, do të jetë në funksion të ardhmërisë. Po preket një temë mjaftë interesante. Sepse në analizat e bëra në tri vitet e fundit me koniunkturën ekonomike, një ndër sfidat kryesore për sektorin privat në kohë kanë qenë kamatat e larta bankare. Më vonë kemi kaluar në një sfidë tjetër, mungesa e financimit të projekteve në mënyrë alternative. Dhe besoj që partneriteti me institucione kredibile ndërkombëtare, siç janë BERZH është ajo çka i duhet Kosovës. Dhe me vet faktin që kemi mbështetjen e kryeministrit, dhe do të jetë vet prezent në konferencë, besoj që do t jetë një vlerë e shtuar e punës dhe kontributit tuaj… Një qasje e tillë është rruga më e nevojshme për të mbështetur sektorin privat. Në fund të fundit një takim i tillë, përveç rëndësisë ekonomike, përveç rëndësisë integruese, e ka dhe rëndësinë psikologjike, që vërtetë gatishmëria juaj për të bashkëbiseduar me sektorin privat, i motivon dhe ata që të kuptojnë se nuk janë të vetmuar”, tha ai.
Ndërsa njëri nga sipërmarrësit e pranishëm në takim Nezir Gjogja, nga Prizreni tha se problem për ta po paraqesin institucionet e vendit, si Ministria e Mjedisit e cila po ua bllokon punët.
“Do të ndalem në projektet me të cilat disponoj. Ne mund të them konkretisht përveç çështjeve dhe problemeve të cilat i kemi me investitorë të huaj, ne kemi edhe probleme brenda këtu, ku nuk mund t’i marrim disa leje, posaçërisht, ose konkretisht të them nga Ministria e ambientit. Ne kemi bërë një studim të fizibilitetit për një Hidrocentral, kemi kryer të gjithë dokumentacionin e nevojshëm edhe jemi në biseda me BB me BERZH, megjithatë kemi pengesa në vet Ministrinë e ambientit. Nuk mund të marrim lejen. Këtu kemi koqit. Këtu është bërë pengesa kyçe nga Ministria e Ambientit. Nuk mund të marrim lejen për shfrytëzimin e ujërave”, tha ai
Ndryshe, do të mbahet me 26 shkurt në Londër, ku gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do t’i prezantojnë projektet para BERZH-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje