LAJMI I FUNDIT:

Çlodhuni duke ngrënë ushqime që jua rikthejnë energjinë

Çlodhuni duke ngrënë ushqime që jua rikthejnë energjinë

Nëse vazhdimisht ndiheni të lodhur, atëherë rritja e sasisë së vitaminave dhe mineraleve që i konsumoni duhet të jetë obligim për ju.

Prandaj, duke pasur parasysh këtë, më poshtë Telegrafi ju sjellë një listë me ushqimet më të shëndetshme të cilat ju ndihmojnë ta largoni lodhjen dhe të ndiheni më energjikë.

Spinaqi


Spinaqi është perime e cila jua mbushë nevojat ditore të vitaminës K, e cila i mban eshtrat të shëndetshëm.

Spinaqi gjithashtu është i pasur me hekur dhe rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga anemia.

Bananet

Banania është e mbushur me kalium, dhe rrjedhimisht e zvogëlon lodhjen dhe e rritë përqendrimin.

Ndër tjerash, banania është burim i mirë i vitaminës B6, e cila është e rëndësishme për forcimin e imunitetit dhe përmirësimin e funksionit të trurit.

Kanella

Kanella është erëz fleksibile, që do të thotë se mund të përdoret në shumë kombinime, dhe studimet tregojnë se e rregullon shtypjen e gjakut dhe i zvogëlon nivelet e kolesterinës së keqe. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori