LAJMI I FUNDIT:

Modric: Nuk kemi problem me përgatitje fizike

Modric: Nuk kemi problem me përgatitje fizike

Luka Modric është paraqitur në konferencë për shtyp pas fitores ndaj Valencias, ku këtë të fundit e mposhti me rezultat 4-1.

Kroati ka mbrojtur teknikun Zidane pas kritikave që ka pasur në kohën e fundit.

”Jemi shumë të lumtur për ndeshjen tonë dhe për fitoren ndaj një rivali shumë të fortë si Valencia, që na lë të shpresojmë për të përmirësuar lojën tonë. Duhet të vazhdojmë të luajmë si sot dhe të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme”.


“Problemi jonë nuk është fiziku, punojmë mirë në stërvitje. Faji është se nuk kemi qenë të fortë në mbrojtje, i kemi lënë shumë hapësira ekipeve tjera dhe kemi vuajtur”.

“Kur nuk jeni në mbrojtje mirë, rezultati nuk vjen. Sot kemi bërë mirë por mund të vazhdojmë të përmirësohemi.”

”Nuk mund të besoj se trajneri është në pyetje pas të gjithave që ka arritur, është një çmenduri. Ne e dimë se nganjëherë në futboll gjërat shkojnë mirë dhe nganjëherë keq, por për t’a vënë në dyshime të ardhmen e trajnerit unë nuk mund ta besoj, sigurisht që e mbështesim atë dhe jemi me të.”

Ai ka folur edhe për takimin e Ligës së Kampionëve, ku madrilenët do të takohen me Paris Saint-Germain.

”Duhet të vazhdojmë me luftën për La Ligan dhe të japim më të mirën për të arritur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me rezultate të mira. Një rival shumë i fortë na pret, por ne jemi gjithashtu të fortë dhe në atë kompeticion kemi bërë mirë në vitet e fundit”.

“Mendoj se do të kemi një ndeshje të madhe kundër PSG. Duhet të përqendrohemi vetëm në lojën dhe vetveten tonë. Sigurisht që as ata nuk duan të luajnë kundër nesh. Do ta shohim atë se në cfarë gjendje të formës do të arrijmë”, tha Modric. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

Ndërkombëtare
Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’

Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ndërkombëtare
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Mathys Tel vendos përfundimisht se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në Ligën Premier

Mathys Tel vendos përfundimisht se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në Ligën Premier

Bundesliga
Kalo në kategori