Në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren, është kryer “lutja e fitores” në mbështetje të Forcave të Armatosura të Turqisë, të cilët kanë nisur operacionin “Dega e Ullirit”, kundër pozicioneve kurdë në rajonin Afrin të Sirisë.
Në këtë lutje, ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) Fikrim Damka, i cili tha se lutja që është kryer për ushtarët turq nuk paraqet asnjë problem. Madje thotë se si ka mundësi të ndodhë që të bëhet aq e madhe një lutje që është shumë personale.
“Së pari nuk kam për çka të jap arsyetim pse kam marrë pjesë. Po pas një namazi jacisë, Bashkësia Islame dhe Bashkësia Islame Turke në Kosovë e kanë organizuar një lutje. Lutje për ushtarët e Turqisë, të cilët tash po marrin pjesë në një luftë paqësore që është në Siri. Krejt ky ka qenë t’i lutemi Zotit të ndihmon ushtarët të cilët janë në Siri. Se ata aty kanë shkuar t’i ndihmojnë civilët edhe kurdëve, edhe arabëve në Siri të pastrojnë prej terroristëve kurd… Kurdët janë terroristë të cilët veç njihen edhe në botë, jo që unë po e them, por edhe bota, edhe NATO-ja i konsideron që janë terroristë, është absolutisht normal. Nuk e di kush ka qenë përfaqësues i BIK-ut po imamët kanë qenë. Unë nuk e di pse njerëzit aq i pengon një lutje, në fund të fundit na lusim Zotin për ushtarët, edhe pse njerëzit aq të madhe e kanë bërë këtë lutje nuk e di. Kujt i pengon një lutje ose kush mundet mu përzi për lutjen time sepse kjo është personal”, tha Damka.
Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, tha se është shokuar kur ka parë lajmin e lutjes në xhamin e Prizrenit për ushtarët e Turqisë, të cilët janë duke luftuar kundër kurdëve në Siri. Ai thotë se nuk ka parë dhe dëgjuar diku në botë të ketë ndodhur që në ndonjë kishë apo xhamin të lutet dikush për intervenimin e NATO-së në Kosovë kundër Sllobodan Millosheviqit.
“Personalisht si deputet dhe si qytetar i këtij vendit jam shoku me lajmin që e ka bërë atë ritual fetar që është mbajt në xhamin e Prizrenit në mbështetje të ushtarëve turq, kundër kurdëve në Siri. Jam tmerrua sepse është rasti i parë në botë që në ndonjë kish pse në ndonjë xhami është mbajt një ritual me mbështet luftën e ushtarëve kundër një vendi tjetër … Kjo në radhë të parë duhet me qenë një vërejtje serioze ndaj BIK-ut që duhet me marrë ata përgjegjësin për një gjë të tillë. Është vërtet për mua shumë e turpshme dhe nuk do të duhej të ndodhte as në xhami në Turqi një gjë e tillë e lëre më në Kosovë“, tha Zeka.
Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrija, ka thënë se këto çështje janë të rregulluara me ligj dhe se sipas saj çdo veprim nxitje apo pjesëmarrjeje në luftëra të huaja qytetarët e Kosovës dënohen me ligj.
“Kosova ka miratuar një ligj për mos pjesëmarrje të qytetarëve të Kosovës në luftëra jashtë Kosovës, madje ato sanksionohen me ligj. Ata që marrin pjesë direkt në këto lufta ose nxitje së pari është dashur të deklarohet Bashkësia Islame dhe me u distancuar prej atyre, këto janë veprime të pa pranueshme dhe duhen të dënohen”, tha Kadrija.
Ndërsa, anëtar të Bashkësisë Islame të Kosovës, përkundër insistimi që të marrim një qëndrim rreth “Lutjes së fitores”, që është kryer pas namazit të jacisë me leximin e sures El-Feth’, nuk kanë pranuar të flasin.
Qeveria nëpërmjet një përgjigje ka thënë se është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin kudo në botë dhe kundër çdo nxitjeje të urrejtjes dhe përfshirjes së shtetasve të Kosovës, në konfliktet jashtë vendit./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje