LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Joao Mario kalon te West Ham

Zyrtare: Joao Mario kalon te West Ham
Joao Mario te West Ham

Joao Mario është zyrtarisht një lojtar i West Ham United duke u huazuar nga Interi.

Ai sot ka kryer testet mjekësore për tu prezantuar me klubin londinez.


‘Çekanët’ mësohet se kanë paguar 1.1 milion euro për huazimin gjashtë mujor si huazim.

Joao Mario mund të debutojë në Ligën Premier të enjten e ardhshme ndaj Crystal Palace.

“Jam i lumtur që jam këtu. Është një eksperience e jashtëzakonshme dhe jam i lumtur që jam në këtë klub”.

“Ishte një lëvizje e shpejtë. Kam biseduar shumë njerëz që janë rreth klubit, dhe unë tashmë jam i emocionuar që do të luaj në Ligën Premier”.

“Kam folur edhe trajnerin, jam i lumtur qe do të punoj me një trajner të tillë”.

“Jose Fonte më ka shpjeguar se si është klubi dhe fansat. Është e rëndësishme për mua që jam te West Ham”, ka thënë Joao Mario. /Telegrafi/