LAJMI I FUNDIT:

Takimi me kryeministrin kroat, Rama: Gjykim të drejtë për Ballist Morinën

Takimi me kryeministrin kroat, Rama: Gjykim të drejtë për Ballist Morinën

Takimi i kryeministrit Edi Rama me homologun e tij kroat Andrej Plenkovic në Davos, përveç diskutimit për marrëdhëniet dypalëshe, është fokusuar edhe tek çështja e Ballist Morinës.

Zyra e kryeministrisë njofton se për heroin e heshtur të ndeshjes me Serbinë, Rama ka kërkuar një vendimmarrje të drejtë dhe të ndershme nga ana e autoriteteve kroate.

Kryeministri Plenkovic e siguroi Ramën se rasti i Ballist Morinës do të trajtohet me kujdesin maksimal dhe në respekt të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare.


Mbështetja e pakushtëzuar e Kroacisë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ka qenë një nga garancitë e shprehura prej Plenkovic. /gazetashqip/