Kuvendi i Kosovës ka miratuar Raportin e Punës për vitin 2016 të Trusti të pensioneve me 66 vota për dhe 1 kundër.
Kryetari i Komisioni për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku tha se raporti vjetor për Fondin e Kursime Pensionale është shqyrtuar.
Ai ka folur edhe në emër të LDK-së dhe janë të kënaqur. “LDK është e kënaqur me mënyrën si janë menaxhuar 1.4 milion euro nga kursimet pensionale gjatë vitit 2016”, tha ai.
Kurse Dardan Sejdiu, nga Vetëvendosje , tha se raporti i këtij fondi ka informata të mjaftueshme dhe të detajuara, por sipas tij, fondi duhet të trajtohej si investitor e jo si agjencion që menaxhon me paratë në mënyrë pasive.
“E para se si krejt këto politika zhvillimore asnjëherë nuk janë përdorim në Kosovë ndonëse sipas BE ekzistojnë dhe më tutje shpërfaqja që ne si VV e kemi kërkuar. Fondet pensionale kanë investitor institucional. Ato investojnë në industri që bëjnë kthim për kursimtarët. Në fund na thuhet se ky fond menaxhon 1.4 milion euro prej të cilave 8 për qind investohen në Kosovë”.
Sejdiu ka thënë se këto mjetë kanë mundur të investohen në vend.
Kurse Safete Hadërgjonaj, nga PDK tha se Fondi i kursimeve pensioanale gjatë vitit ka investuar në tregjet globale dhe se e përkrahin atë.
“Në fondin e kursimeve pensionale ka trend të rënieve të kontributeve të alokuara. Fondi i kursimeve gjatë vitit ka investuar në tregjet globale. Këtij raporti i është bashkangjitur edhe raporti i auditimit të pasqyrave financiare. Grupi Parlamentar e përkrah propozimin e komisionit për buxhet dhe Financa për miratimin e Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale 2016”, tha ajo.
Miratimin e raportit të Trustit e ka përkrahur edhe AAK-ja. Blerim Kuçi tha se këtë raport e vlerëson të përgatitur mirë.
Edhe Bilall Sherifi nga NISMA ka thënë se parat e pensioneve duhet të investohen ën vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024, në shumën prej 20 milionë euro
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings - Power tregon çka përfton Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'