LAJMI I FUNDIT:

Mkhitaryan thotë fjalët e njëjta te secili klub: Gjithmonë kam ëndërruar të luaj këtu

Mkhitaryan thotë fjalët e njëjta te secili klub: Gjithmonë kam ëndërruar të luaj këtu
(Foto: Twitter/FC Arsenal)

Henrikh Mkhitaryan e ka thënë të njëjtën gjë sa herë i është bashkuar një klubi të ri, ndërsa duket se armeni thjesht e bën këtë për t’i kënaqur tifozët.

Mesfushori i ri i Arsenalit e thotë secilën herë atë që dëshiron ta dëgjojë çdo tifoz i një klubi, ndërsa nuk i ka ndërruar fjalët as kur iu bashkua Topçinjve.

(Foto: Twitter/FC Arsenal)

Fjalët e tij kur nënshkruan për një klub janë se gjithë jetën ka ëndërruar të luajë për ta dhe se nuk ka dashur asgjë më shumë se kaq.


“Është një ëndërr e bërë realitet, sepse gjithmonë kam ëndërruar që të luaj për Arsenalin”, ishte deklarata e 29-vjeçarit pas transferimit në Emirates nga Manchester Unitedi.

Mkhitaryan: Arsenali, ëndërr që është bërë realitet
Lexo po ashtu Mkhitaryan: Arsenali, ëndërr që është bërë realitet

Mirëpo, fjalët e njëjta ai i pati përdorur edhe kur iu bashkua Djajve të Kuq në vitin 2016 nga Borussia Dortmundi.

(Foto: Getty Images)

“Ky transferim është një realizim ëndrre. Gjithmonë kam dashur të luaja për Manchester Unitedin”, ishin fjalët e tij kur nënshkroi për klubin tjetër të Ligës Premier.

Mirëpo, edhe kur u largua nga Shakhtar Donetsku për t’iu bashkuar BVB-së në Bundesliga në vitin 2013, ishte një ëndërr e bërë realitet për të.

“Gjithmonë ka qenë ëndërr për mua që të luaja për Dortmundin”, ishin fjalët e atëhershme të Mkhitaryanit.

(Foto: Getty Images)

Kujtojmë që mesfushori armen u përfshi në marrëveshjen për kalimin e Alexis Sanchezit te Manchester Unitedit. /Telegrafi/