LAJMI I FUNDIT:

Sturaro dëshiron qëndrimin te Juventusi

Sturaro dëshiron qëndrimin te Juventusi
Gianluigi Buffon dhe Stefano Sturaro me titullin e Serie A (Getty Images)

Stefano Sturaro i premton besnikëri Juventusit.

Mesfushori i bardhezinjve ka qenë shpesh në qendër të zërave të tregut të transferimeve, por duket se 24-vjeçari i ka idetë e qarta për të ardhmen e tij.


Kështu do të dukej Genoa nëse nuk do të shiste lojtarët më të mirë në vitet e fundit (Foto)
Lexo po ashtu Kështu do të dukej Genoa nëse nuk do të shiste lojtarët më të mirë në vitet e fundit (Foto)

Italiani u shpreh objektivi i tij është të japë maksimumin çdo ditë me fanellën e Zonjës së Vjetër” duke theksuar se nuk i intereson tjetër ekip.

Sturaro deklaroi se dëshira e tij kryesorë është të qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur në ekipin torinez.

Mesfushori është paraqitur si titullar këtë sezon në Serie A vetëm në dy ndeshje, ndërsa në tri tjera si zëvendësues.

Por, ne 216 minuta lojë ende nuk ka ardhur goli apo asistimi. Përkundër kësaj ai vazhdon të jetë një lojtar në planet e trajneri, Massimiliano Allegri.

Lojtari i ble nga Genoa në vitin 2014 për rreth 10 milionë euro. /SS/Telegrafi/