Në shtator të vitit 2016 Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit e konsorciumit “Bechtel&Enka” u dakorduan për një aneks-kontratë për zgjatje prej një viti të punimeve në autostradën “Arbër Xhaferi”. Kostoja shtesë për këtë shtyrje të kontratës parashihej të ishte 14.8 milionë euro.
Ankesë-kontrata, sipas së cilës “Bechtel&Enka” obligohej të qëndronte në Kosovë deri në fund të vitit 2018, u miratua nga Komiteti Drejtues Ndërministror më 30 shtator 2016 dhe e njëjta iu dërgua për miratim Qeverisë së Kosovës.
Por, në Qeveri marrëveshja ngeci dhe u kthye mbrapsht. Deri në vitin tjetër, në shtator 2017, Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk ndërmori më asnjë veprim për një obligim të madh financiar që kishte hyrë me konzorciumin amerikano-turk paraardhësi i tij në Qeveri, Hashim Thaçi.
Këto detaje dhe shumëçka tjetër rreth pretendimit prej 63 milionë eurosh nga “Bechtel&Enka” zbardhen në një letër të menaxherit të projektit të “Bechtel&Enka”-s Riyadh Alkhazraji, të cilën ua kishte drejtuar pesë ministrave të qeverisë “Mustafa” dhe këshilltarit të transaksionit dhe që ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”.
Në këtë letër, mes të tjerash, vërehet mosbesimi i drejtuesit të projektit ndaj aftësisë së Qeverisë për t’iu përgjigjur obligimeve financiare që dalin nga kontrata, si dhe për një takim për këtë çështje në mes të kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa dhe ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie.
Gazeta “Zëri” ka siguruar një kopje të kësaj shkrese, që mban datën e 6 shkurtit të vitit 2017, në të cilën për këtë çështje përmendet edhe një takim mes kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie. Takimi ishte organizuar më 10 janar të vitit 2017 dhe përveç Mustafës e ambasadorit Delawie, në të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e kompanisë dhe zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës. Temë e diskutimit ishin problemet që kishin dalë në realizmin e projektit për autostradën “Arbër-Xhaferi” pas vonesave në pagesa të Qeverisë së Kosovës.
“Në një takim të mëvonshëm më 10 janar 2017, ku morën pjesë kryeministri, zëvendëskryeministri, ambasadori amerikan, këshilltari ligjor i kryeministrit, ministri i Infrastrukturës, ministri i Financave dhe partneriteti i përgjithshëm ‘Bechtel&Enka’ (BEGP), u konfirmua se BEGP-ja konsiderohet se ka të drejtë për zgjatjen e kohës për kompletim për shkak të kufizimeve buxhetore”, thuhet në letrën e Alkhazraji drejtuar ministrave të qeverisë “Mustafa”, Avdullah Hotit, Blerand Stavilecit, Hykmete Bjaramit dhe Ferat Shalës.
Në këtë takim kryeministri Mustafa kishte kërkuar kohë shtesë për të shqyrtuar më tej aneksin e kontratës, i cili tashmë ishte miratuar nga Komiteti Drejtues Ndërministror dhe që përfshinte zgjatjen e punimeve prej një viti me një kosto shtesë prej 14.8 milionë eurosh.
Sipas kësaj shkrese, “Bechtel&Enka” ishte e gatshme ta nënshkruante aneksë-kontratën, por e njëjta nuk ndodhi nga pala tjetër, Qeveria e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës u përgjigj më 12 dhjetor 2016, duke shpjeguar se Komiteti Drejtues Ndërministror nuk kërkon një vendim të Qeverisë së Kosovës dhe se shtojca mund të nënshkruhet nga punëdhënësi në bazë të vendimit të Komitetit Drejtues Ndërministror të datës 30 shtator 2016.
Si i tillë, partneriteti i përgjithshëm i ‘Bechtel&Enka’-s (BEGP) ishte gati të nënshkruante aneksin, i cili ishte rënë dakord midis palëve dhe ishte miratuar nga Komiteti Drejtues Ndërministror”, thuhet në letrën e menaxherit të “Bechtel”-it. Por, nga Qeveria e Kosovës nuk u ndërmor më asnjë veprim.
Pas një viti kompania doli me pretendimin prej 63 milionë eurove, duke u bazuar në zgjatjen e kohës së kontratës, si dhe në koston për qëndrimin e stafit dhe të makinerive në Kosovë. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë