Phelps rrëfen momentet e vështira pas Lojërave Olimpike: Isha në depresion dhe mendoja të bëj vetëvrasje
Michael Phelps ka rrëfyer se kishte menduar të bënte vetëvrasje, pasi e kishte fituar medaljen e artë në kulmin e karrierës së tij në Lojërat Olimpike të vitit 2012.
32-vjeçari ka treguar për luftën e tij të gjatë me depresionin, me të cilin ishte përballur pas çdo turneu të madh që nga viti 2004.
Kampioni i notit ishte detyruar të kërkonte ndihmë profesionale në vitin 2012, kur ishte arrestuar për vozitje në gjendje të dehur dhe ishte marrë vesh se ai abuzonte me droga.
Këto ngjarje kishin ndikuar shumë në imazhin e tij, aq sa atleti më i dekoruar kishte menduar të bënte vetëvrasje.
Phelps, i cili është baba i një fëmije dhe gruaja e tij, Nicole Johnson, është në pritje të fëmijës së dytë, ka treguar përvojën e tij të vështirë duke u sugjeruar atyre që vuajnë nga problemet mendore që të kërkojnë ndihmën e nevojshme.
Sportisti ka treguar se episodin e parë të depresionit e kishte përjetuar si 15-vjeçar, menjëherë pasi e kishte fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike në Athinë.
“Pas përfundimit të Lojërave Olimpike, bija në një gjendje të rëndë depresioni”, ishin fjalët e tij në Forumin Kennedy në Chicago.
Në vitin 2008, ai fitoi tetë medalje të arta duke thyer rekordin botëror, mirëpo imazhi i tij në SHBA u dëmtua, pasi u publikuan fotografi ku shfaqej duke marrë drogë.
Po ashtu, në atë periudhë, ishte arrestuar në dy raste për vozitje në gjendje të dehur.
Phelps ka rrëfyer se momenti më i rëndë për të kishte ardhur pas Lojërave Olimpike të vitit 2012, kur i kishte kaluar pesë ditë i mbyllur në dhomë, pa ushqim dhe pa gjumë.
“Nuk doja të isha më pjesë e sportit. Nuk doja të jetoja”, ka treguar sportisti duke shtuar se në momente më të errëta: “Mendoni për vetëvrasjen”.
Menjëherë pas, kampioni i notit kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe pastaj ka vendosur të flasë për ndjenjat dhe gjendjen e tij.
Kur kishte nisur të hapej për këtë çështje, gjerat ishin bërë më të lehta.
“Ia kam thënë vetes disa herë: ‘Pse nuk e kam bërë këtë para 10 vitesh? Por, nuk isha i gatshëm”, ka theksuar ai.
“Jam shumë falënderues që nuk bëra vetëvrasje”, ka theksuar 32-vjeçari duke falënderuar terapinë për tejkalimin e problemeve me depresionin.
Phelps tashmë ka edhe fondacionin e tij që promovon jetën e shëndetshme dhe aktive të fëmijëve përmes notit, që njëherësh ofron edhe programe për menaxhimin e stresit.
Amerikani i famshëm thotë se ndihma që u bën të tjerëve e plotëson më shumë se çdo arritje në karrierën e tij si sportist.
Sipas të dhënave statistikore, 25 milionë amerikanë vuajnë nga depresioni, ndërsa vetëvrasja aktualisht është shkaktari i 10-të i vdekshmërisë në atë vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCaktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'