Asnjë prej zyrtarëve të cilët kanë dhënë dorëheqje nga pozitat në Vetëvendosjes s’kanë dalë të votojnë në zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes.
Në mesin e të cilëve janë edhe Visar Ymeri, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Shqipe Pantina etj.
Ndërkohë, përkrahësit e Albin Kurtit, kanë njoftuar se e kanë kryer obligimin, duke votuar për liderin e ardhshëm trevjeçar të partisë. Kanë bërë thirrje të dalin edhe të dorëhequrit e deritashëm me në krye ish-kryetarin Visar Ymeri.
Por, thirrjen edhe të Kurtit nuk e kanë dëgjuar të dorëhequrit.
Deri tash asnjëri prej tyre nuk ka dalë të votojë. Në fakt, në zgjedhjet partiake kandidon vetëm Albin Kurti për shef të partisë, njësojë qysh kishte ndodhur para tre vitesh kur ishte votuar për Visar Ymerin.
Në votime s’ka dalë as Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Shqipe Pantina, Aida Dërguti, Shkodran Hoti, Zgjim Hyseni etj., të gjithë të larguarit nga pozitat udhëheqëse në VV kanë deklaruar se mbesin anëtar të partisë. Rrjedhimisht kanë të drejtë edhe të votojnë.
Në gjithë këtë situatë, Albin Kurti, kandidati i vetëm për kryetar partie, u ka bërë thirrje të dorëhequrve të votojnë.
Madje, kohë më parë, Kurti kishte kërkuar rikthimin e tyre në parti. Kishte premtuar se nuk do të hakmerrej ndaj tyre.
Por, Visar Ymeri, ishte përgjigjur negativisht Kurtit. Kishte thënë se Albin Kurti nuk po i pranon gabimet. E ka akuzuar se nuk është distancuar nga linçuesit derisa ka deklaruar se Kurti e sheh veten të shenjtë dhe kërkon nënshtrim.
Problemet në Lëvizjen Vetëvendosje dolën para një muaji kur Aida Dërguti, në një komunikim në viber, i drejtohet Kurtit me fjalë fyese. Pas kësaj, filloi fushata linçuese ndaj saj duke thënë se ajo është pjesë e SHIK-ut bashkë me Dardan Molliqajn e Dukagjin Goranin, shkruan Express.
Në një paraqitje publike, Dardan Molliqaj ka deklaruar se Albin Kurti ishte pro një koalicioni me PDK-në dhe kjo ishte njëra prej pikave që nuk janë pajtuar me ‘babën’ e Vetëvendosjes.
Në platformën politike, Kurti nuk e ka përmendur fare PDK-në dhe as Kadri Veselin e Hashim Thaçin. Nuk ka lëshuar asnjë akuzë të drejtim të tyre.
Shpend Ahmeti pas takimit të fundit të përbashkët me Kurtin dhe përkrahësit e tij ka thënë se dallimet brenda VV janë më të mëdha dhe të komplikuara sesa po paraqiten në media. Ka paralajmëruar se nëse nuk pajtohen dhe nuk gjejnë zgjidhje do të vazhdojnë rrugën ndaras.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ekzekutimi i Eduart Reçit në Tiranë, bien në pranga vëllezërit – njëri prej tyre oficer policie
Mickoski: Deri në fund të sezonit të ardhshëm veror pres që deri në 120 autobusë elektrikë të qarkullojnë në transportin publik
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj