LAJMI I FUNDIT:

Ozil dhe Wilshere afër vazhdimit të kontratave me Arsenalin

Ozil dhe Wilshere afër vazhdimit të kontratave me Arsenalin

Mesut Ozil dhe Jack Wilshere janë afër të nënshkruajnë marrëveshje të reja për vazhdimin e kontratës me Arsenalin, raportojnë mediat angleze.

Dyshja e mesfushorëve janë jashtë kontratës verën e ardhshme dhe tani mund të flasin me klubet jashtë vendit, por edhe ato angleze për një lëvizje të lirë në muajin korrik.


Arsene Wenger shpresonte të bindte Alexis Sanchezin të rinovoj, por hoqi dorë pasi e bëri të qartë se donte të largohet nga Emirates.

Ozil tundohet nga oferta e Juventusit
Lexo po ashtu Ozil tundohet nga oferta e Juventusit

Kiliani është i vendosur të bashkohet me Manchester Unitedit në një kalim mahnitës, i cili do të shihte 29-vjeçarin tek i merr 505 mijë euro në javë.

Por, sipas The Sun, Arsenali është vendosur për t’i blinduar Ozilin dhe Wilshere, të dy të etur për të qëndruar dhe për të ndihmuar në rindërtimin e një skuadre në trazira tash e dy sezone.

“Mesut e do Arsenalin. Ai e do jetën në Londër dhe e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë”, ka thënë një burim afër Emirates.

Ozil duke festuar një gol me fanellën e Arsenalit (Getty Images)

“Jack është i Arsenalit kokë e këmbë dhe dëshiron të bëhet kapiten i klubit sezonin e ardhshëm. Ai dëshiron të jetë një legjendë”.

Wilshere është kthyer në formën më të mirë të tij dhe Wenger po ia beson vendin e titullarit (Getty Images)

“Ata i kanë marrë kontratat e reja në tavolinë dhe nuk ka shumë gjëra për të hekur, por duhet të zgjidhen së shpejti”, përfundon njeriu i afërt me Emirates.

Arsenali i ofron rinovimin Wilsheres, por me zvogëlim page
Lexo po ashtu Arsenali i ofron rinovimin Wilsheres, por me zvogëlim page

Ozil, 29 vjeç, dëshiron një rritje të madhe në pagat e tij prej 150 mijë funtesh në javë dhe gjithashtu fanellën me numër 10, ndërsa Wilsheret i është ofruar një marrëveshje me më pak para se ajo e mëparshmja.

Kushtet e tij të reja megjithatë kanë një numër të stimujve bazuar në përshtatshmërinë e tij dhe numrin e paraqitjeve që ai bën dhe kjo duket se e bind Wilsheren. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori