LAJMI I FUNDIT:

Ibishi: Vrasja e Ivanoviqit e inskenuar nga Serbia (Video)

Ibishi: Vrasja e Ivanoviqit e inskenuar nga Serbia (Video)

Eksperti i sigurisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muahmet Hajrullahu, ka folur rreth çështjes së sigurisë në vend pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ibishi ka thënë se vrasja e Ivanoviqit ka qenë e inskenuar nga Serbia.

“Kjo është vrasje e inskenuar nga politika serbe, duke parë situatën e brishtë në Kosovë. Ka qenë dashur të bëhet një akt i tillë që të tërhiqet vëmendja tek diçka tjetër”, ka thënë Ibishi.


Ai ka shtuar se vrasja e Ivanoviqit mund të mos jetë bërë në formë direkte por në mënyrë të heshtur nga bandat kriminale serbe.

“Siç e dimë në pjesën veriore janë dhe vazhdojnë të jenë bandat kriminale që janë nën ingerencat e Serbisë. Nëse nuk ka qenë direkt me urdhërdhënie por në formë të heshtur që bandat kriminale ta kryejnë këtë akt, por mund të jetë edhe shërbimi inteligjent serb”, u shpreh Ibishi.

Ish-deputeti tutje theksoi se ka qenë një hap i mirë biseda e presidentit Hashim Thaçi me Aleksandër Vuçiqin, duke theksuar se edhe në këso situata duhet të komunikohet.

Ibishi më tej shtoi se nuk duhet të ketë përfshirje direkte të organeve serbe në hetuesi.

“Nuk duhet të ketë involvim direkt të organeve serbe në hetuesi, por vetëm në këmbim të informacioneve. Është domethënës çështja e bashkëpunimit në këmbim të informacioneve. Çdo informacion është mirëseardhur në këtë moment pasi që të gjitha shpien se kryesi i kësaj vepre mund të jetë serb, dhe se shqiptarët nuk kanë dorë në këtë punë”, tha Ibishi.

Ibishi foli edhe për çështjen e shtrirjes së sigurisë në pjesën veriore të vendit, duke thënë se kjo duhet të bëhet me guxim dhe përkushtim institucional.

“Duhet me guxim dhe përkushtim që të kthehet kontrolli në veri. Ne duhet tu dalim zot edhe atyre qytetarëve, ata duan siguri, ne duhet të jemi prezent atje. Kosova ka qenë dashur që nga momenti kur Forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ndërhynë në veri, ta shfrytëzojë atë moment dhe të vazhdojë me prezencën tonë atje”, u shpreh Ibishi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori