LAJMI I FUNDIT:

Kosova është e interesuar të qartësojë çdo dyshim të së kaluarës

Kosova është e interesuar të qartësojë çdo dyshim të së kaluarës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur lidhur me Gjykatën Speciale, dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesën e Serbisë për përfshirje në hetime në rastin e Oliver Ivanoviqit.

Haradinaj në këtë konferencë për media duke folur rreth Gjykatës Speciale tha se Kosova është e interesuar të zbardhë çdo dyshim të së kaluarës.

“Deri tani e kemi bë me nderin më të madh në të gjitha instancat. Kosova do të jetë e gatshme për të zbardh të vërtetën për luftën e lavdishme të UÇK-së”, tha Haradinaj.


Kreu i ekzekutivit të vendit ka folur edhe lidhur me pohimet se Serbia ka kërkuar përfshirjen në hetime në rastin e Oliver Ivanoviqit.

“Juridiksionin për hetime në Kosovë e kanë institucionet e Kosovës”, tha Haradinaj, duke shtuar se EULEX-i dhe UNMIK-u nuk kanë kompetencë të japin autorizime të tilla.

“Të vetmit ata që kanë kompetencë të japin autorizime të tilla janë institucionet e Kosovës”, tha kryeministri, duke shtuar se një kërkesë e tillë nuk iu është dorëzuar institucioneve të vendit.

Ai tha se ajo çfarë është kërkuar është shkëmbim informatash, e që për këtë janë pro edhe institucionet e Kosovës pasi rasti Ivanoviq ndërlidhet edhe me njerëz dhe akterë që nuk janë vetëm në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.  Ai ka thënë Qeveria e re e Kosovës ka identifikuar gjendjen lidhur me marrëveshjet e arritura.

Sipas tij, shumica e marrëveshjes janë në interes të qytetarëve të vendit, si ajo për energjinë por që nuk po zbatohet.

“Nuk shkojmë në dialog për me zgjat jetën dialogut. Po këtë e mendojmë si fazë finale para dialogut final që ka të bëjë me njohjen e Kosovës”, tha ai, duke shtuar se kanë kërkuar para BE-së që të kalohet në fazën finale të marrjes së njohjes për Kosovën.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori