LAJMI I FUNDIT:

Borisov: Maqedonisë duhet t’i jepet mundësi për anëtarësim në NATO dhe BE

Borisov: Maqedonisë duhet t’i jepet mundësi për anëtarësim në NATO dhe BE

Maqedonia është gur themeli i Ballkanit dhe nëse trazohet ai, trazohet i tërë Ballkani, paralajmëroi sot kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strazburg. Ai i shpalosi prioritetet e kryesimit bullgar me BE-në gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe në fjalimin e tij para deputetëve evropian kërkoi hapjen e perspektivës evropiane të Maqedonisë.

“Sa i përket Ballkanit Perëndimor, ekzistojnë disa alternativa. Ne propozuam alternativë e cila nuk sjell rrezik për BE-në. Jemi të sigurtë, e dijmë, e di edhe Jean-Claude Juncker i cili para disa ditësh ishte për vizitë në Sofje dhe e falënderoj kryetarin e Komisionit Evropian Juncker, kryetarin e Parlamentit Evropian, Tajani dhe kryetarin e Këshillit Evropian,Tusk të cilët erdhën në hapjen e kryesimit bullgar me BE-në”, tha Borisov.


Borisov tha se janë të vetëdijshëm që nuk do të ketë anëtarësime të reja gjatë këtij mandati te Komisionit Evropian, por njëkohësisht duhet që BE-ja në mënyrë të qartë shteteve me synime për anëtarësim për çka mund të shpresojnë dhe si janë planet e mëtutjeshme të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri bullgar poashtu theksoi vlerën e Marrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë me të cilën mbyllen të gjitha çështjet mes dy shteteve fqinje.

“Sinqerisht besoj se do të përfundojë procesi i emrit mes Shkupit dhe Athinës sepse kjo do të ofrojë perspektiva të reja për Shkupin. Duhet të jepet perpektivë për NATO dhe BE. Ky është vend gur themel i Ballkanit, nëse trazohet ai, trazohet i tërë Ballkani”, përfundoi Borisov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori