LAJMI I FUNDIT:

E ngjashme me një kartë krediti, por e rrezikshme sa një armë tradicionale – pistoleta që ka alarmuar policinë italiane (Video)

E ngjashme me një kartë krediti, por e rrezikshme sa një armë tradicionale – pistoleta që ka alarmuar policinë italiane (Video)

Me urdhër të Ministrisë së Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Italiane me një qarkore të veçantë ka informuar të gjitha Prefekturat në vend për rrezikun e një pistolete në miniaturë, e ngjashme me një kartë krediti, por e rrezikshme si një armë tradicionale.

Alarmi ka ardhur nga Europol i cili ka informuar autoritetet italiane për mundësinë e qarkullimit të një pistolete të tillë e njohur me emrin “lifecard”.


Arma paloset e mund të transportohet dhe t’i shpëtojë kontrolleve pasi merr madhësinë e një karte krediti.

Pistoleta “lifecard” peshon 200 gramë, është e gjatë 8 cm e gjysmë, e gjerë 5 cm e 4 mm dhe e gjerë 1 cm e 27 mm.

Arma është e prodhuar nga shoqëria amerikane “Traiblazer” e kushton 340 euro. Përbëhet nga një material çeliku e alumini dhe mban 4 fishekë të kalibrit 22.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë italiane i kërkon forcave të rendit në të gjitha prefekturat t’i kushtojnë kujdes kontrolleve në territor e të sigurojnë informacione në lidhje me dyshime apo sekuestrime të armëve me këto karakteristika. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori