LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Klinë, pasi rrahu një zyrtar të KEDS-it

Arrestohet një person në Klinë, pasi rrahu një zyrtar të KEDS-it

Në fshatin Gllarevë të Klinës, të enjten, në orën 14 e 50, është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar.

Sipas Policisë së Kosovës, personi në fjalë kishte sulmuar fizikisht  një zyrtar të KEDS-it.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tutje në njoftim. /Telegrafi/