Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se akuzat e Dick Marty në vitin 2010 kanë qenë të rënda dhe se Kosova nuk ka pasur rrugëdalje tjetër, përveç ta themelojë Gjykatën Speciale.
“Për akuzat serioze duhet të kishte një reagim serioz. Me kthyer 180 shkallë, me kthyer mbrapsht qëndrimin, se kemi bashkëpunuar tash, por nuk bashkëpunojmë më është joserioze sepse i thuhet jo bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë O’Connell, duke komentuar iniciativën e 22 dhjetorit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, njofton Klan Kosova.
“Kemi qenë të qartë gjithmonë për gjykatën. Askush si ka premtuar asgjë Kosovës për themelimin e Gjykatës”.
“Kosova ka ecur përpara kur është thënë se Kosova është gati të përballet me akuzat. Është pranuar edhe nga skeptikët, është pranuar në organizata ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA”, tha ai.
“Askush nuk do të premtonte se nëse gjykoni krimet e luftës do tu japim diçka”, është shprehur O’Connell, në Info Magazine.
Ai ka thënë se formimi i Speciales nuk ka qenë punë tregtie.
O’Connell ka thënë se ideja e 22 dhjetorit për të shfuqizuar Gjykatën Speciale është e kontrabanduar.
Ai ka thënë madje se nuk kanë qenë të paralajmëruar nga askush për një iniciativë të atillë, e cila është ndërmarr pa debat publik.
“Ka qenë një çështje shumë e rrezikshme, më vjen mirë që nuk është votuar, kurse ditëve të fundit kemi dëgjuar përkrahje për Gjykatën Speciale. Në kemi qenë pranë Kosovës në kohët më të vështira”, ka thënë O’Connell.
“Ne kemi interes shtetëror që Kosova të jetë e suksesshme, stabile dhe sovrane dhe e përkrahur ndërkombëtarisht. Faktori ndërkombëtar ka rrezikuar për atë që Kosova ka arritur deri tash”, tha ai.
“Është multi e rrezikshme dhe e papranueshme por që shteti ka të drejt ta bëjë. Iniciativa ka qenë e rrezikshme. Me qenë shtet sovran nuk do të thotë që Kosova të veprojë në mënyrë të njëanshme”, është shprehur ambasadori O’Connell.
Ai ka thënë se Kosova ka dhënë besën dhe është marrë vesh me Bashkësinë Ndërkombëtare se do ta formojë dhe përkrahë Gjykatën Speciale.
“Me votimin e saj e kanë dhënë betimin. BE ka investuar qindra mijëra për funksionalizmin e gjykatës dhe nuk është sovraniteti që të shfuqizohet diçka që ka qenë subjekt i së drejtës ndërkombëtare”, është shprehur ai më tej. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë
Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride
Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul
Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq
Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë: Do ulim përdorimin e monedhës evropiane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington