Zidane: Nuk më shqetësojnë presionet

Zinedine Zidane është zgjedhur nga prestigjiozja “France Football” trajneri francez i vitit.
Dy Liga të Kampionëve, Superkupa e Evropës, titulli i La Ligas, Superkupa e Spanjës dhe Botëerori për Klube. Këto ishin trofetë që kompletuan palmaresin e francezit gjatë 2017-ës.
Në intervistën e gjatë dhënë për gazetën e vendit të tij, ai sqaron se karriera e shkëlqyer si futbollist nuk i ka shërbyer aspak si mburojë në rolin e ri. Gjithsesi, përveç jetës në katërkëndëshin e blertë, Zizu ka edhe një jetë tjetër, atë pranë familjes, me njerëzit e tij të dashur.
“Presionet nga jashtë nuk më shqetësojnë, sepse kam mburojën time dhe jam i vetëdijshëm për atë që bëj. Pas punës e heq spinën nga priza dhe nuk mendoj aspak për futbollin, gjë të cilën shumë trajnerë nuk arrijnë ta bëjnë. Kohën e lirë e kaloj me familjen dhe shpeshherë dal për të ndjekur shfaqe me bashkëshorten”.
Por cilat janë pikat e tij të forta dhe si i përballon Zidane momentet e vështira?
“Dua të tregoj se jam një trajner i mirë edhe në momente të vështira dhe kjo gjë nuk më tremb aspak. Njerëzit mund të mendojnë se për mua gjithçka është e thjeshtë, pasi më ndihmon instikti, por gabohen. Si kur kam qenë lojtar ashtu edhe tani që jam trajner, kam punuar shumë. Kjo punë mund të të rrezikojë, por unë nuk do të ndryshoj asnjëherë. Jam i vetëdijshëm se kam përpara meje kampionë të mëdhenj, të cilët më ndjekin. Të gjithë luajmë futboll dhe dimë si të veprojmë, prandaj gjërat funksionojnë përherë”, ka thënë Zidane. /SS/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri