LAJMI I FUNDIT:

Turneu i ribashkimit të Guns N’ Roses, i katërti më fitimprurës në histori

Turneu i ribashkimit të Guns N’ Roses, i katërti më fitimprurës në histori
(Foto: Getty Images)

Grupi i ribashkuar “Guns N’ Roses” gjatë turneut të vitit 2017 ka përfituar mbi 475 milionë dollarë dhe është fjala për turneun e katërt më të paguar në histori.

Revista e industrisë muzikore e ka publikuar përfitimin e saktë të bendit legjendar që e ka tejkaluar turneun e ish-anëtarit të “Pink Floyd”, Roger Waters.


Rekordin për turneun më të shtrenjtë e mban grupi “U2”. Ky bend përfitoi 784 milionë dollarë në turneun gjatë periudhës 2009-2011.

Në vendin e dytë dhe të tretë me përfitime mbi 500 milionë dollarë ndodhen “Rolling Stones” dhe “Coldplay”.

(Foto: Getty Images)

Guns N ‘Roses është një bend amerikan i muzikës rok, i formuar në Los Angeles në vitin 1985.

Për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme, ndërmjet frontmenit Axl Rose dhe kitaristit Slash, ata e ndërprenë bashkëpunimin në vitin 1993.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, pas shumë vitesh, dyshja vendosi të bashkohej sërish në Festivalin Coachella të vitit 2016.

Në këtë mënyrë, ata vendosën të bënin turne bashkë të quajtur “Not in This Lifetime” dhe sipas Billboard, që nga fillimi i turneut, 4.3 milionë fansa kanë shkuar deri më tani në koncertet e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=DfYRIN3U3SU

Turneu do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti në Evropë dhe pritet të mbyllet më 21 korrik në Gothenburg të Suedisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Diellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Magazina
Kalo në kategori