Që nga pavarësimi i Maqedonisë e deri më tani në çdo përbërje parlamentare ka pasur ndonjë subjekt politik, kryesisht opozitar i cili ka bojkotuar punën e Kuvendit. Ekspertët vlerësojnë se bojkoti vjen si mungesë e strategjive afatgjate për veprim dhe se bojkotimi i punës së Kuvendit nënkupton mos përfaqësim të qytetarëve që kanë votuar për një subjekt të caktuar politik.
“Në përgjithësi LSDM, OBRM-PDUKM dhe partitë më të mëdha shqiptare gjithherë janë në ndonjë bojkot. Në njëfarë forme ky veprim mban dhe ka logjikë. Por sipas praktikës, partia e cila bojkoton, humb. Nëse kthehemi pas dy dekadave, të gjitha partitë që kanë bojkotuar Kuvendin kanë humbur. 7-8 vitet e fundit LSDM-ja ka bojkotuar Kuvendit për shkak të zhvillimeve të dhjetorit, tash këtë gjë e bën OBRM-PDUKM-ja. Për ta ndoshta është parimore por për qytetarët është jo parimore pasi po tentojnë të imponojnë politikën e tyre disa vjeçare që nënkupton presionin ndaj çdo institucioni të mundshëm”, deklaroi për Alsat M analisti Nikolla Dujoski.
A ekziston në Maqedoni opozitë e vërtetë? Dujoski vlerëson se në Maqedoni opozita kryesisht ka koncept të gabuar.
“Që të kalohet nga opozita në pushtet dhe të bësh Qeveri duhet të kesh strategji të qartë për zhvillimin e vendit, raportet ndëretnike, çështjet e hapura dhe shumë çështje tjera me rëndësi për qytetarët. Vetëm në këtë mënyrë, jo vetëm OBRM-PDUKM-ja por të gjitha partitë, do të kuptojnë se mund të arrijnë në pushtet dhe më pas beteja është ta ruash pushtetin”, shtoi ai.
Kryesisht pas vitit 2001, LSDM-ja ka qenë më e shquar për bojkotimin e punës së Kuvendit. Njëherë për arsye, sipas tyre të zgjedhjeve jo demokratike parlamentare dhe presidenciale në vitin 2014 dhe një herë për shkak të largimit me dhunë nga Kuvendi të deputetëve socialdemokratë më 24 dhjetor të vitit 2012, ditë kjo të cilët këta të fundit e quajtën “e hëna e zezë”. Në vitin 2006 Kuvendi u bojkotua nga BDI-ja. Arsye për këtë kishin, sipas tyre, formimin e Qeverisë jo legjitime mes OBRM-PDUKM-së dhe PDSH-së, koalicion ky i cili zgjati 18 muaj. Së fundi OBRM-PDUKM-ja ka filluar me bojkotimin e punës së Kuvendit për shkak të arrestimit të deputetëve dhe ish funksionarëve të kësaj partie, të cilët akuzohen për ngjarjet e dhunshme më 27 prill. Pavarësisht periudhave, dialogu mes opozitës dhe pushtetit në Maqedoni gjithnjë është realizuar me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker