LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 11 princër sauditë

Arrestohen 11 princër sauditë

Prokurori i përgjithshëm i Arabisë Saudite sot ka konfirmuar se 11 princër nga familja mbretërore saudite janë arrestuar, për shkak të protestës kundër masave të kursimit në këtë vend.

Prokurori i përgjithshëm, Saud al-Mojeb, tha se 11 princër do të ballafaqohen me proces gjyqësor për akuza se e “kanë çrregulluar paqen dhe rendin publik”.


Princërit ishin arrestuar pasi ishin tubuar afër një pallati historik në kryeqytetin Riad, për të protestuar kundër vendimit të qeverisë që familja mbretërore tash e tutje duhet t’i paguajë faturat e rrymës dhe të ujit.

“Përkundër se ishin të informuar se kërkesat e tyre nuk ishin ligjore, të 11 princërit kanë refuzuar të largohen nga hapësira, duke e çrregulluar rendin dhe paqen publike”, tha prokurori Mojeb.

Të arrestuarit po mbahen në burgun, Al-Hayer, me siguri të lartë, në jug të Riadit.

Gjatë dy viteve të fundit, qeveria e Arabisë Saudite i ka implementuar një varg të masave të kursimit për rritjen e të ardhurave dhe për uljen e shpenzimeve, për shkak të rënies globale të çmimeve të naftës, që ka shkaktuar deficit të madh në buxhet.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Sullivan thotë se ndihma ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë një kundërofensivë në vitin 2025

Sullivan thotë se ndihma ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë një kundërofensivë në vitin 2025

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
IDF-ja urdhëron evakuimin e 100 mijë civilëve nga lindja e qytetit Rafah, për shkak të një “operacioni të kufizuar”

IDF-ja urdhëron evakuimin e 100 mijë civilëve nga lindja e qytetit Rafah, për shkak të një “operacioni të kufizuar”

Azia
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Kalo në kategori