LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë rifillon më 2018 me përzgjedhjen e gjykatësve kushtetues dhe ligjin për gjuhët

Kuvendi i Maqedonisë rifillon më 2018 me përzgjedhjen e gjykatësve kushtetues dhe ligjin për gjuhët

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi për më 9 janar ka caktuar gjashtë seanca kuvendore, midis të cilave edhe seanca e 27-të në të cilën në rend dite janë edhe përzgjedhja e gjykatësve kushtetues dhe Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve. Ende është e paqartë nëse shumica qeveritare do t’i votojë ligjet dhe vendimet tjera pa opozitën duke e pasur parasysh se OBRM-PDUKM-ja ende nuk ka vendim nëse do të përfshihet në punën e Parlamentit.

Edhe sot nga OBRM-PDUKM-ja thonë se ende nuk ka ndryshim në qëndrimin e tyre për kthim në Parlament. Lideri i partisë Hristijan Mickovski mbrëmë në një intervistë paralajmëroi se së shpejti do të publikohen hapa të reja të partisë, midis të cilave edhe veprimet e deputetëve, duke potencuar se për këtë ka debat serioz.

Sipas agjencisë AIM, Xhaferi në takimin para Vitit të Ri me gazetarët shfaqi shpresë se deputetët e opozitës nuk do ta vazhdojnë mungesën, për shkak se para Vitit të Ri për më 9 janar anuluar një pjesë e madhe e seancave.


“Pritjet janë se të gjitha ato trazira brenda në partitë politike që kanë ndodhur në fund të vitit (2017) të tejkalohen edhe ditët e para të punës së Kuvendit, nga 9 janari e tutje pritjet e mia janë se Kuvendi të jetë në përbërje të plotë me pjesëmarrjen e opozitën dhe të gjitha partive politike, duke i pasur parasysh edhe deklaratat e tyre paraprake se do të jenë të pranishme dhe veçanërisht për ligjet reformuese dhe në kontekst të pritjeve nga Raporti i KE-së dhe përparimin e RM-së”, deklaroi Xhaferi.

Në seancën e 26-të në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, me procedurë të shkurtuar, në seancën e 22-të janë ndryshimet dhe plotësimet e reformave të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve dhe Propozim ligjit për ndërprerjen e vlefshmërisë së ligjit për Këshillin për konfirmimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë për gjykatës, të dyja me procedurë të shkurtuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama zbulon drejtuesit e rinj politikë të PS-së, befasi në Tiranë

Rama zbulon drejtuesit e rinj politikë të PS-së, befasi në Tiranë

Lajme
Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë

Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë

Lajme
Padia e MAPL-së ndaj Komunës së Graçanicës, gjykata shtyn ekzekutimin e rregullores për lejet e ndërtimit deri në vendimin final

Padia e MAPL-së ndaj Komunës së Graçanicës, gjykata shtyn ekzekutimin e rregullores për lejet e ndërtimit deri në vendimin final

Jehona Hulaj
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Lajme
Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë e nis me stërvitje për menaxhimin e trazirave

Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë e nis me stërvitje për menaxhimin e trazirave

Lajme
U filmua me dron teksa kujdesej për kanabisin, kapet i kërkuari në Malësi të Madhe

U filmua me dron teksa kujdesej për kanabisin, kapet i kërkuari në Malësi të Madhe

Lajme
Kalo në kategori