LAJMI I FUNDIT:

Interi e shiti Coutinhon për arsye financiare, nuk dyshoi në kualitetin e tij

Interi e shiti Coutinhon për arsye financiare, nuk dyshoi në kualitetin e tij

Ish-drejtori sportiv i Interit, Maco Barca, ka këmbëngulur se Interi është dashur ta shesë Coutinhon për arsye financiare.

Braziliani kaloi te Interi për katër milionë euro dhe ishte shitur te Liverpooli për 12.5 milionë euro.

Tash, Coutinho pritet të kalojë te Barcelona për një shumë prej hiç më pak se 150 milionë euro.


“Askush te Interi nuk ka dyshuar në kualitetin e tij, edhe pse kur vjen në Itali si 18 vjeçar është normale të kesh vështirësi”.

“Real Madridi e kërkoi po ashtu, por ne kemi pasur fjalë me familjen e tij dhe në vitin 2010 ai na është bashkuar për më pak se katër milionë euro”.

“A vlen 150 milionë euro? Nuk ka mënyrë për të matur tregun e transferimeve këto ditë, por kjo nuk vlen vetëm për Coutinhon, kjo vlen për të gjithë. Shuma të çmendura”.

“Them se ai është lojtar që mund të luaj në të gjitha pozitat në sulm. Philippe ishte unik atëhrë dhe sot, ai mund të shfrytëzojë të majtën ose të djathtën dhe nuk ka dallim këtu. Kur ai driblon, ai mund ta bëjë këtë nga të gjitha pozitat. Ajo që ne bëmë me Liverpoolin nu ishte operacion teknik, ishte një çështje bugjetore dhe klubi tentoi t’i zgjidhte disa probleme. Kjo është arsyeja pse Coutinho u largua”, ka deklaruar Branca për La Stampa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen

Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen

Ndërkombëtare
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit

Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit

La Liga
“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

La Liga
Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

La Liga
Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Ligat tjera
Kalo në kategori