LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi e vetmuar pas ndarjes (Foto)

Era Istrefi e vetmuar pas ndarjes (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi ishte mjaft aktive edhe gjatë vitit 2017.

Ajo solli gjithsej dy projekte, baladën “Redrum” dhe bashkëpunimin me French Montanan, të cilat u pëlqyen shumë.

Bujë të madhe në media bëri edhe lajmi për ndarjen e saj nga ish-menaxheri dhe i dashuri, Faton Shohi.


Era tashmë është beqare, dhe këtë e ka treguar edhe së fundmi përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory.

Istrefi ka publikuar një fotografi nga një restorant, ku ka shkruar në mbishkrimin e saj se po e shijon mëngjesin e vetme, duke e quajtur veten si shoqen e saj më të mirë.

Ky mesazh duket të ketë qenë i qartë për të treguar se Era për momentin është në një gjendje emocionale të qetë, dhe se po e shijon më së miri kohën nën shoqërinë e vetes së saj. /Telegrafi/