LAJMI I FUNDIT:

Rritet eksporti nga zonat e lira ekonomike të Maqedonisë

Rritet eksporti nga zonat e lira ekonomike të Maqedonisë

Vlera e eksportit të kompanive që operojnë në zonat e lira ekonomike në Maqedoni në vitin e kaluar arriti në dy miliardë euro, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), kjo paraqet rritje prej 29,2%, krahasuar me vitin 2016. Këto zona ekonomike ofrojnë shërbime të barabarta dhe transparente për investime dhe i hapin dyert edhe për investues të brendshëm.

Tani për tani, pritet që të fillojnë me punë tre kompani të ndryshme, një vendore, një kompani gjermane dhe një italiane, kurse në çerekun e fundit të vitit 2017 u hodh gurëthemeli edhe i një kompanie nga Turqia./Telegrafi/