LAJMI I FUNDIT:

Macron premton reforma ekonomike dhe politike në Francë dhe BE

Macron premton reforma ekonomike dhe politike në Francë dhe BE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, premtoi se do të vijojë të nxisë reformat ekonomike dhe politike, gjatë muajve në vijim dhe se do të kërkojë edhe reformimin e Evropës.

Gjatë një fjalimi në televizion, me rastin e Vitit të Ri, 40-vjeçar bëri të qartë se do të trajtojë edhe çështjet e tjera të brendshme dhe të jashtme, përfshirë edhe përmirësimin e përfitimit të asistencës së papunësisë.

“Pyesni çdo mëngjes çfarë mund të bëni për vendin. Unë dua të them se me këtë frymë që kemi, me këtë vendosmëri dhe ambicie të sinqertë, ne do të ndihmojmë për frymëzimin e rilindjes franceze”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Gjithashtu, Macron u zotua të vazhdojë të punojë me Gjermaninë për të reformuar Bashkimin Evropian (BE), duke shtuar se “Evropa është e mirë për Francën”.

Sipas Macron, Qeveria franceze po planifikon të ndryshojë ligjet e emigracionit, por që kanë shkaktuar shqetësime edhe në mesin e anëtarëve të lëvizjes së tij ‘Republika në Lëvizje’. /Telegrafi