LAJMI I FUNDIT:

 Costa në prezantimin te Atletico flet për pritjen, kohën në Chelsea, objektivat dhe Kombëtaren

 Costa në prezantimin te Atletico flet për pritjen, kohën në Chelsea, objektivat dhe Kombëtaren

Diego Costa është prezantuaqr te Atletico Madridi dhe ka pranuar se ka pritur një kohë të gjatë për t’u bërë lojtar i Los Colchoneros. Sulmuesi spanjoll ka folur edhe për objektivat me klubin.

Costa do të veshë fanellën me numër 18 pasi u paraqit para 25 mijë  tifozëve në Wanda Metropolitano, sulmuesi që ka përfunduar kthimin e tij nga Chelsea për një shifër të raportuar rreth 60-65 milionë euro.

Atletico Madrid prezanton Costan dhe Vitolon, zbulon edhe numrat e tyre (Foto)
Lexo po ashtu Atletico Madrid prezanton Costan dhe Vitolon, zbulon edhe numrat e tyre (Foto)

“Falënderoj klubin për përpjekjet që kanë bërë për të më sjellë përsëri. I falënderoj ata nga fundi i zemrës sime”, filloi Costa prezantimin e tij.


“Forma ime? Ju mund të shihni se unë jam duke bërë shumë më mirë tani. Jam përgatitur mirë për këtë dhe pres që të luaj dhe të ndihmoj ekipin”.

“Kam pritur një kohë të gjatë për këtë. Tani unë kam mendjen time të vendosur për të luajtur. Kam trajnuar shumë dhe jam lodhur, pasi nuk është sikur të luaja një ndeshje”.

“Tre muaj jashtë? Ju vuani më shumë kur nuk jeni duke luajtur. E shoh ekipin në  mënyrën e duhur për të bërë mirë. Janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, por ende kemi kohë për ta bërë atë një sezon të bukur”.

“Chelsea? Unë nuk kam mësuar anglisht … është një turp, por e vërteta është se unë ndjeva shumë mirë atje. Njerëzit atje më ndihmuan shumë dhe e bënë jetën time më të lehtë. Ata janë një klub i madh dhe kam vetëm kujtime të mira të kohës sime me ta”.

“Finalisti i Ligës së Kampioneve 2014? Ishte një ditë shumë e vështirë, por nuk isha jashtë për hakmarrje. Ajo që dua është të jem atje përsëri. Është gjëja më e bukur”.

“Kupa e Botes? Është një sfidë e imja, por së pari unë duhet të bëj gjërat e duhura këtu, sepse nëse ndodh kjo, do të jetë më e lehtë të bëhesh një prej opsioneve të Lopeteguit”.

“Konkurrenca? Unë kam një mirëkuptim shumë të mirë me të gjithë këtu. Mungesa e golave vjen e shkon me formën. Nuk është se unë do të jem një zot, [të tjerët] po ashtu kanë shënuar gola”.

“Nëse trajneri vendos që unë të luajë, do të jap më të mirën time. Momenti më i mirë me Atleticon? Unë kam pasur disa momente shumë të bukura këtu, por do të thosha se ishte finalja e Copa [del Rey] që kemi fituar. Ua mori të gjitha të këqijat “, përfundoi sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pak para finales me Barcelonën, zbulohen skena të papara nga përplasja mes Vinicius dhe Maffeos

Pak para finales me Barcelonën, zbulohen skena të papara nga përplasja mes Vinicius dhe Maffeos

La Liga
Oferta e Juventusit e nis Man Unitedin në aksion për Araujon - Barcelona ia cakton çmimin final mbrojtësit

Oferta e Juventusit e nis Man Unitedin në aksion për Araujon - Barcelona ia cakton çmimin final mbrojtësit

La Liga
Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

La Liga
Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kvaratskhelias

Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kvaratskhelias

Serie A
Tri arsyet pse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashford

Tri arsyet pse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashford

La Liga
“E dimë ku ta sulmojmë Real Madridin”, ylli i Barcelonës pret që ta fitojnë trofeun e parë të sezonit

“E dimë ku ta sulmojmë Real Madridin”, ylli i Barcelonës pret që ta fitojnë trofeun e parë të sezonit

La Liga
Kalo në kategori