LAJMI I FUNDIT:

Interi pa fitore për katër ndeshje radhazi në Serie A, barazon në shtëpi me Lazion

Interi pa fitore për katër ndeshje radhazi në Serie A, barazon në shtëpi me Lazion
Ciro Immobile 30-12-2017 Milan Campionato Italiano Serie A Tim incontro Inter Vs Lazio allo stadio San Siro di Milano.. Match day Inter Vs Lazio at the San Siro Milano. @ Marco Rosi / Fotonotizia

Interi nuk ka mundur të fitojë në shtëpi ndaj Lazios pasi ka barazuar me rezultat 0-0 dhe ka quar në katër serinë e ndeshjeve pa fitore në Serie A.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë me të dyja skuadrat që patën rastet e veta për gol, por nuk patën fatin e duhur për ta gjetur atë.

Rastet më të mira ishin ato të Ivan Perisic (30′), ku nga afërsia u ndal nga portieri shqiptar, Thomas Strakosha dhe ai i Luis Albertos (45′) që u ndal nga shtylla.


 Luis Alberto ishte afër golit në pjesën e parë (Getty Images)

Pjesa e dytë, nisi më mirë për vendasit që rrezikuan në minutën e 57-të, por edhe kësaj radhe në vend ishte Strakosha.

Në vazhdimin e lojës, Lazio filloi të marr veten dhe të krijoj rastet e veta, ku disa herë u shfaq rrezikshëm duke qenë edhe afër golit të epërsisë me anë të Felipe Anderson (74′).

Ylli i skuadrës, Icardi nuk po mund ta gjej golin që disa ndeshje radhazi (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, të dyja skuadrat u munduan të gjejnë golin me disa gjysmë-raste, por dështuan dhe ndeshja pas 90 minutave përfundoi ashtu siç nisi, pa gola 0-0.

Pas këtij barazimi, Interi mbetet në pozitën e tretë me 41 pikë, teksa Lazio dy pozita më poshtë me 37 pikë të mbledhura.

Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët udhëtojnë drejt Fiorentinas, ndërsa Lazio udhëton tek skuadra e SPAL-it. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Rio Ferdinand i sugjeron Man Utd transferimin e top sulmuesit në ditën e fundit të afatit kalimtar

Rio Ferdinand i sugjeron Man Utd transferimin e top sulmuesit në ditën e fundit të afatit kalimtar

Premier League
Agjenti Jorge Mendes po punon për transferimin e yllit portugez tek Milani

Agjenti Jorge Mendes po punon për transferimin e yllit portugez tek Milani

Serie A
Kur përfundon afati kalimtar në top pesë ligat evropiane

Kur përfundon afati kalimtar në top pesë ligat evropiane

Ndërkombëtare
Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

La Liga
Barcelona nuk heq dorë nga transferimi i yllit gjerman – do tentojë sërish në verë

Barcelona nuk heq dorë nga transferimi i yllit gjerman – do tentojë sërish në verë

La Liga
Kalo në kategori